
Georgina Rodriguez ka dhënë një intervistë për Elle, duke bërë një bilanc të vitit që mbyllet pas pak ditësh.
Personazhi kryesor i intervistës së dhënë për edicionin spanjoll të revistës ishte sigurisht partneri i saj i jetës, Cristiano Ronaldo, për të cilën ajo thotë vetëm fjalë të mira.
“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë ndjeva sikur koha ndaloi. Nuk kam parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm.
Ai është njeriu më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk është e nevojshme që njerëzit, dhe shumë gra, ta përdorin atë në një mënyrë nënçmuese”, vuri në dukje ajo për Cristianon.”
Kur u takuan, Ronaldo po luante për Real Madridin dhe ajo ishte një shitëse në kryeqytetin spanjoll.
Siç e pranon 28-vjeçarja, kjo lidhje i ndryshoi jetën: “Natyrisht që lidhja ime me të më lejoi të realizoja shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë, para dhe pasi u njohëm, kam të njëjtin pasion për gjithçka që bëj. Si modele, si pastruese dhe si shitëse”, është shprehur ajo
Tipike Femra Braziliane , per Para lepijn gjithcka .
kjo sdi ca flet ...ka qene por nuk eshte me ......
Dil njehere ketej nga Shqiperia se ka djem shume here me te bukur se Ronaldoja jot. Te tregojne dhe si te besh pare me shume