
Gjigantët kinezë të teknologjisë, duke përfshirë “Alibaba”, “ByteDance” e pronarit të “Tik Tok” dhe Tencent, kanë dorëzuar algoritmet e tyre tek rregullatorët e qeverisë së Kinës.
Algoritmet vendosin se çfarë shohin përdoruesit dhe rendin në të cilin dalin postimet e sugjeruara. Ata janë kritike për të nxitur rritjen e platformave të mediave sociale dhe kompanitë i vëzhgojnë nga afër.
Administrata Kibernetike e Kinës (CAC) ka publikuar një listë me përshkrimet e 30 algoritmeve.
Në një deklaratë, ajo tha se lista e e algoritmeve do të përditësohej në mënyrë rutinore, në përpjekje për të frenuar abuzimin e të dhënave.
Ndër algoritmet e listuara është një që i përket faqes online të tregtisë elektronike “Taobao”, në pronësi të “Alibaba”, raporton "BBC".
Dokumenti thotë se algoritmi i Taobao "u rekomandon përdoruesve produkte ose shërbime përmes të dhënave në historikun e kërkimit ose gjërave që shohin".
Algoritmi i “ByteDance” për “Douyin”, versioni kinez i “TikTok”, thuhet se vlerëson interesat e përdoruesve përmes asaj që ata klikojnë, komentojnë, "pëlqejnë" ose "nuk pëlqejnë".
Dorëzimi i algoritmeve në duart e Qeverisë kineze ka shkaktuar debat. Në SHBA, “Meta” dhe “Alphabet” kanë argumentuar se algoritmet janë sekrete tregtare.
Ç'do vitë miliarda e-mail dhe miliona video fshihen nga gjigandët e rrjeteve sociale Facebook, alibaba, Twitter, Instagram, YouTube, ndaj shikohet nëse nuk ka conséquences në përmbajtja dhe përfundon në oqeanin e mbeturinave technology.