"Grave shqiptare u janë zgjatur krahët nga peshat e rënda", aktorja shqiptare: Mos u jepni shumë detyra burrave se nuk i mbajn

5 Nëntor 2022, 10:11Lifestyle TEMA

"Grave shqiptare u janë zgjatur krahët nga peshat e

Aktorja Ema Andrea thotë se gratë nuk duhet t’u japin shumë detyra burrave, pasi ata nuk  i mbajnë dot. Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Andra u shpreh se gratë shqiptare janë më të angazhuara se burrat edhe pasi mbarojnë punën.

“Ajo që vë re në rrugët e qytetit tonë, gratë në çfarëdo lloj dukje dhe moshe, janë me 1 milion çanta në krah kur kthehen nga puna. Keni parë ndonjë burrë që iu prehet krahu? Grave shqiptare u janë zgjatur krahët nga peshat e rënda. Mos u jepni shumë detyra burrave, keni shumë të drejtë. Mos u jepni shumë detyra se nuk i mbajnë”, theksoi ajo.

Në familjet shqiptare vendimet me më shumë peshë i marrin burrat. Sipas sondazhit të bërë nga Barometri në Euronews Albania, 17.6% e të pyeturve mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin burrat.

Ndërkohë, vetëm 11.1% mendojnë se këtë vendim e merr gruaja. Por një numër i madh shqiptarësh mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin të dy njësoj.

2 Komente

  1. E
    Ema me ka pelqyer gjithmone

    Salve Ema :)

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Ka qene e mire kur ishte 17!!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje