“Grekët më sulmonin”/ Modelja shqiptare rrëfen periudhën e errët të racizmit në shtetin fqinj: Na konsiderojnë banditë…

12 Gusht 2022, 12:45Lifestyle TEMA


Modelja me origjinë shqiptare Megi Drio (Maggie Drew) jo pak herë ka ngritur zërin mbi racizmin.

Këtë fenomen ish-konkurentja e “Grek Next Top Model” e ka vuajtur edhe vetë gjatë periudhës kur jetonte në Greqi.

Së fundmi në një intervistë për revistën “Secret”, modelja shqiptare ka rrëfyer gjithë mllefin e marrë nga publiku pas daljes së saj nga reality-show grek.

“Kam marrë shumë reagime negative kur dola nga GNTM. Fillova të kisha edhe fobi, kisha frikë të dilja me makinë në rrugë. Edhe tani ngacmimet vazhdojnë në rrjetet sociale. Në Greqi kam përjetuar qëndrime raciste. Në Angli ku shkova për të studiuar gjithçka ishte më e ftohtë. Aty më trajtuan normalisht, pa i parë shqiptarët si banditë. Kemi kaluar një kohë shumë të vështirë. Edhe personat e njohur vështirë se thonë origjinën e tyre dhe kjo për shkak të Greqisë dhe mënyrës se si trajtohen. Gjithçka është shumë e trishtueshme”, u shpreh Megi.

Gjatë intervistës modelja u ndal edhe tek këshillat që i jepte nëna e saj e cila u nda nga jeta 7 muaj më parë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Megi tha se mamaja e saj ka qenë kritikja më e madhe pasi gjithmonë e këshillonte dhe shihte punën e saj nëse kishte ndonjë mangësi.

Një intervistë pa doreza mund të konsiderohet kjo e Megi Drios, pasi ajo nuk hezitoi të pranonte hapur edhe sëmundjen e saj me diabetin. Modelja u shpreh se i ka rreptësisht të ndaluara ëmbëlsirat.

Më herët kujtojmë që Megi ka reaguar edhe pas deklaratave rraciste të një prezantuesje greke. Mara Meimaridi, gjatë një emisioni u shpreh “çfarë race është ky këngëtari Kristo Sadikaj”.

Kjo deklaratë bëri që Drio të reagonte fuqishëm asokohe: “Është tragjike për një grua në një moshë të tillë, që e kemi mbështetur kaq shumë. Ne duhet të japim shembuj të mirë në TV. Por, të pyesësh për shqiptarët se çfarë race janë? Çfarë race? Ne nuk jemi qen, ne jemi njerëz.

Ishte më e keqja që kam dëgjuar ndonjëherë nga një grua e moshuar. Ky ishte një faull i madh televiziv. Shqiptarët janë njerëz, ne nuk jemi as qenër dhe as mace”, shprehej ajo me një zë të fortë.

10 Komente

  1. J
    John Qelbashi

    Tani qe Greket jane rraciste dhe pordhace eshte gje e njohur. Kur vene ne Australi dhe Amerike dhe i tallin pezmatohen, por e ulin koken. Por ne raport me ne kane nje fare te drejte. Ne shkojme dhe kerkojme ti konkurojme ne vendin e tyre. Ata i kane punet e mira me pikatore per vehte, veme dhe ne u behemi pjese dhe pastaj i akuzojme per rraciste. Talentin shfaqeni ne Shqiperi. Greqia, Italia nuk jane vende ku respektohet meritokracia

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk eshte fare cudi

      Nji Komb pederastesh urrejne seksin Femer !

      Përgjigjjuni
      1. q
        qe te kuptosh

        Nuk ka racizem ne Graqi! Ka FOBI (frike) ndaj shqiptareve, pra ka albanofobi (frike nga shqiptaret) mbi te gjitha, por edhe ksenofobi (frike nga te huajt) ne pergjithesi. Neogreket e zinj nuk kane asnje mundesi te jene raciste ndaj shqiptareve te bardhe, qe jane race ariane (sipas teorise raciste). Pra Megi dhe te gjithe te tjeret duhet ta keni parasysh njeher ee pergjithmone : ALBANOFOBI ka ne Graqi jo racizem!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          Kjo po flet per nje periudhe para 10-15 vjetesh e me heret. Tani nuk ka aq shume albanofobi se shqiptaret kane 30 vjet ne Greqi, jane martuar me greke, lindin e rritin femijet e tyre ne Greqi. Atehere kur sapo ishin hapur kufijte dhe vitet e para te emigracionit, albanofobia ishte me e theksuar. Tani qe e shikojne se si jane arabet, afganet e pakistanezet, shqiptaret po ju duken lule. Ksenofobia eshte fenomen evropian pergjithesisht. Edhe vendet me te zhvilluara e kane. Austria, Gjermania dhe Franca psh. e konsiderojne veten me lart se gjithe te tjeret dhe ne thelb nuk ju vjen mire kur italianet apo polaket psh quhen edhe ata evropiane. Mund te mos e tregojne publikisht, por po te studiosh historine dhe te komunikosh me ta, e shikon ndjenjen e superioritetit dhe mendjemadhesine tipike evropiane.

          Përgjigjjuni
          1. d
            dmth

            Pra ne cdo rast kemi te bejme me ALBANOFOBI dhe jo me racizem!

            Përgjigjjuni
      2. m
        megi

        MEGI NDRIO te vendose emrin e mbiemrin e sakte qe te dine njerezit se cila eshte. Ka plot ne Korce e Tirane qe i njohin cfare rrace eshte

        Përgjigjjuni
        1. M
          Megi2

          @megi fallco… nese vajza eshte vertet nga fisi Ndrio, ti duhet ta qepesh dhe ti lash kembet. Ndriot jane te KRISHTERE dhe jane nga DARDHA e Korces dhe as nga Tirana e as Korca. Tani mund te na thuash ti nga je qe te bejme pak krahasimin se ne cfare nen-niveli je?

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kotfare

          Greket jane shoqeri e prapambetur dhe keshtu do vazhdojne te mbeten

          Përgjigjjuni
          1. J
            Junanistan

            Kush jane mongolojevgjitepontiocobanocifutevurkaro “greek “::::::::«No greeks no rats, all america».Modern Greece is by no means related either genetically or culturally to the ancient cosmos and the people who once occupied this land. The modern greeks are just an intermixture of balkan tribes (albanians/arvanites, slavs, wlachs) which in the process of time mingled with northern africans, armenians and other tribes of Anatolia, not to mention the francs and the venetians who were also dominantly present in this land.::Greece will never be a purely european country. It canʼt be. It doesnʼt want to be.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pickaxhiu

              Une greket i pikturoj me shurre 5 here ne dite Greket ngjyre e murrme racist me shqipot e bardhe?... qe vetem karin kane me ngjyren e fytyres se tyre dhe na vjen turp ndonjehere

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje