“Herkuli kundër Romës” që pëlqenim në komunizëm, gjetur në kanalizime

28 Janar 2023, 13:50Lifestyle TEMA

 

“Herkuli kundër Romës” që pëlqenim në

Punëtorët që riparonin tubacionet e kanalizimeve në një park në Romë gjetën një statujë mermeri të Herkulit nga koha romake.

Vepra, që daton në vitet perandorake (27 p.e.s. – 476 pas Krishtit) u gjet afër miljes së dytë të Rrugës Apiane, rruga që lidhte Romën me portin në Brindizi, Brindizi i sotëm.

Ishte një surprizë e madhe gjetja e kësaj vepre për arkeologët, të cilët nuk e kishin të vështirë ta identifikonin atë falë shkopit dhe luanit në kokë.

Zbulimi, raporton Guardian, është bërë gjatë riparimit të kanalizimeve të dëmtuara. Punëtorëve iu desh të gërmojnë deri në një thellësi prej 20 metrash, të shoqëruar nga arkeologë.

Nëntorin e kaluar, arkeologët italianë njoftuan një tjetër gjetje befasuese. Bëhej fjalë për 24 statuja bronzi, 2300 vjeçare, të cilat ishin mbrojtur prej shekujsh në një zonë banje.

Kujtojmë se një ndër filmat e famshëm që pëlqenin shqiptarët në kohën e komunizmit, me temë nga antikiteti, ishte “Herkuli kundër Romës”.

5 Komente

  1. K
    Klimax

    Dhe përfunduam në "demokraci" tek telenovelat turke!!!!!!! Paskemi ecur "përpara"!!!!

    1. A
      Albi Boston

      Ja dhe gazetaria e injorances 30 vjecare. Artikull pa hapje, mbyllje, argument apo sens historie. Per standartet ku eshte Shqiperia tani, ka kuptim, nqs di te lexosh dhe te shkruash........fute nje te shkruajtur shpejt e shpejt. Herkuli ishte hero i Greqise se vjeter, dhe ky zbulim mbeshtet admirimin qe Roma kishte per kulturen dhe historine e Greqise se lashte. Herkuli kunder Romes, filmi, ska fare lidhje me historine dhe epokat qe nuk lidhen. Autori, me pak me shume studim, mund te thoshte, qe "via apia" ishte pjese e "via egnatia" qe shkonte nga Roma ne Brindizi - Durres - konstandinopol.

      1. S
        Saranda

        Ti thomi herkulit te vij nje xhiro nga tirana se del dhe e pret Ilir metaj

        1. T
          Trimerite e Herkulit _quhej Filmi

          Ishin Filmat (Prrallat me te bukura te femijenise tone ) qe ne i shikonim me kenaqsi . Por kur mesonim qe Herkuli s'ishte Grek , na rrotulloheshin pordhet per qejf neper brek !

          1. A
            Alex

            Edhe ky duhet te kete qene shqiptar

            Lini një Përgjigje