
Endri dhe Stefi Prifti kanë treguar se si njëherë u përfshinë në një sherr teksa po këndonin në Korçë.
Endri theksoi se në lokalin ku po performonin ishte një person i dehur dhe vazhdimisht ofendonte. Siç shtoi ai, në një moment, i gjuajti me mikrofon dhe më pas iu sul i gjithë lokali.
“Një natë në një lokal në Korçë ishte një tavolinë e parë dhe njëri ishte i pirë. E kisha përpara dhe gjithë kohës ngacmonte. Thosha ‘hë se është i pirë’. Ma solli keq. Nga ora tre e gjysmë e mëngjesit, mes të të gjithë njerëzve, u zura. I rashë nga skena me mikrofon. Pastaj na gjeti belaja.”, tha ai.
Më tej, ata treguan se të gjithë në lokal u kthyen kundër personit që ofendonte. “Ne të dy që e mbronim atë. Haja shkelmat e të tjerëve”, shtoi më tej Stefi.
Uaaauu vertet?Cfare ngjarje se kisha degjuar kurre te ndodhin te tilla.Lajme vari trapin mbush faqen te na paguaje Mero
dikush tju thote ketyre karave qe jane kllouna se artiste kurre .....