Incident në skenë, aktorja shqiptare goditet në kokë gjatë shfaqjes

27 Dhjetor 2025, 12:12Lifestyle TEMA
Incident në skenë, aktorja shqiptare goditet në kokë

Një ngjarje e papritur ka shënuar mbrëmjen e djeshme për aktoren Gresa Gashi, e cila u lëndua gjatë një performance live në teatër, përpara publikut dhe ekipit realizues.

Gjatë interpretimit në skenë, aktorja ka pësuar një incident që i shkaktoi një goditje të fortë në pjesën e pasme të kokës. Vetë Gresa ka reaguar më pas në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi nga shfaqja dhe ka sqaruar çfarë ndodhi.

“Gjatë shfaqjes së sontme ndodhi një incident në skenë dhe pësova një goditje të rëndë mbrapa në kokë,” ka shkruar ajo, duke ngritur shqetësim tek ndjekësit dhe adhuruesit e saj.

Pavarësisht momentit të vështirë, Gashi ka bërë të ditur se ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe se gjendja e saj është stabile. Ajo ka falënderuar publikun, kolegët dhe stafin për reagimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e treguar në ato çaste delikate.

“Skena kërkon përkushtim, forcë dhe dashuri dhe sot i ndjeva të trijat,” ka përfunduar aktorja mesazhin e saj te ndare ne story ne Instagram.

5 Komente

  1. ,
    ,,

    Mbase te vine mend

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhajana

      Ne fakt do 9shte mrekulli sikur ti binin nje koke qypi se Endri Xhafo tek Log i Fanes. Ky Endri duket si mut qeni i thate qe edhe kur kashon duket sikur te ha mune.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qoftelargu

        Tall bithen aktore leshi….!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Po theme se do ta varrosin, sbesoje se do ta lene jashte, ai i dha daten dynjas sa ishtd gjalle jo tani qe ka vdekur, kundermone edhe halete e komunales..!!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doni

            Çudi! Çfarë e pengon artikullshkruesin te shprehet me qartë? U godit nga dikush? U rrëzua dhe goditi kokën? U pengua diku (fjala vjen u përplas pas një elementi të skenografisë) dhe kjo I shkaktoi goditje në kokë?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje