Video/ Dasma virale, nusja nuk mban dot kilogramët me ar, të ftuarit garë kush hidhte më shumë para

26 Dhjetor 2025, 10:04Lifestyle TEMA
Video/ Dasma virale, nusja nuk mban dot kilogramët me ar, të ftuarit

Një dasmë që u zhvillua në Sanliurfa, Anadolli Juglindor, Turqi, disa ditë më parë është bërë virale. Nusja ishte e stolisur me bizhuteri ari me vlerë disa kilogramë deri në atë pikë sa nuk mund ta mbante peshën e tyre, ndërsa të ftuarit garonin me njëri-tjetrin për t’i hedhur para.

Nipi i ish-deputetit të AKP-së në Sanliurfa, Zulfikar Izol, avokati 26-vjeçar Kahraman Zulfikar Izol, dhe mbesa e përfaqësuesit irakian në Turqi, Mesut Barzani, avokatja 25-vjeçare Nazdar Barzani, bashkuan jetën e tyre me një dasmë madhështore.

Përveç ish-deputetit të AKP-së në qytet, në dasmën në Sanliurfa morën pjesë edhe figura të tjera të fuqishme të rajonit, si dhe mijëra të ftuar. Të ftuarit u mblodhën rreth nuses dhe dhëndrit dhe u hodhën tufa me para, ndërsa shërbëtorët mblodhën paratë që ata hodhën dhe i futën në kuti.

Të ftuarit në dasmë garuan me njëri-tjetrin për të parë se kush mund të hidhte më shumë para dhe e mbuluan nusen me kilogramë ari. Nusja, e cila mbante monedha ari, një rrip ari, një gjerdan, një unazë diamanti dhe një kurorë ari, u detyrua të ulej pas pak kohe për shkak të peshës së bizhuterive.

Dasma u krye nga kryetari i bashkisë së Siverekit, Ali Murat Bucak. Pas dasmës, të ftuarit irakianë u rreshtuan për të shpalosur bizhuteritë e arta që kishin sjellë në kuti të posaçme.

10 Komente

  1. C
    Ciu

    o po nuk ka SPAK aty jooo

    Përgjigjjuni
    1. B
      BBC

      Kafshet me xixa te Lindjes.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

        pune korrakesh tourkalvanoi.....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deep Purple

          Pune arabesh

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labi

            Te neveritshem.Ankohen se i shfrytezon Perendimi.Vdesin per buke muslimanet gjithandej.Kur vijne ne Eu prape ankohen e protestojne

            Përgjigjjuni
            1. P
              Ptuh

              dava osmanllinjsh

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali

                edhe shqipot si turqit e arabet jane qe hedhin para neper dasma

                Përgjigjjuni
                1. ,
                  ,,

                  Si shume silikon kishte vene

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xx

                    Kemi me Kosove ne SA te duash keso tipash ,dallim QE kta kyrd I japin lekun evladit te vet e kta tanet ne kosove u japin kengetareve ne dasem per muziken me UÇK dhe Sami Lushtakun e Hashim Thaqin..

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      I paguhen prurësit me të parē

                      O zot o zot sa inat I kam këto pasanikët ..! Hahaha.......

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje