"Instagramin e hapa nga halli"/ Aktroja e njohur tregon pse i urren rrjetet sociale

11 Nëntor 2022, 12:58Lifestyle TEMA

"Instagramin e hapa nga halli"/ Aktroja e njohur tregon pse i urren

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka ndarë mendime e detaje të shumta nga jeta e saj në një intervistë për Allure, në mesin e tyre edhe mendimin për rrjetet sociale.

Kur Aniston iu bashkua Instagramit për herë të parë rreth tre vjet më parë, ajo theu rekorde për shkak  të reagimeve pozitive  që mori nga fansat e saj. Por pavarësisht kësaj, aktorja zbuloi se i urren mediat sociale dhe nuk është e mirë në përdorimin e tyre.

“Është torturë për mua. Arsyeja pse e hapa Instagramin ishte për të lansuar një produkt të ri”, shpjegoi ajo. “Pastaj filloi pandemia dhe ne nuk e nisëm. Kështu që unë thjesht isha e mbërthyer me të qenit në Instagram. Nuk erdhi natyrshëm”.-ka vijuar më tej ajo.

Më pas ajo tregoi pse rritja pa mediat sociale ishte e dobishme për të.

“Jam shumë e lumtur që përjetuam rritjen, të qenit adoleshent, të 20-at pa këtë aspekt të mediave sociale”, tha aktorja.

Kjo nuk ishte hera e parë që Aniston mendimin e saj për mediat sociale.

2 Komente

  1. D
    Doni

    Pyet Arbana Osmanin,Bora Zemanin, Luana Vjollcen pse e duan shume instagramin Po na tregojne cdo dite jeten e tyre per parate qe fitojne nga mediat sociale Arbana Osmanit sja burrin e pare megjithese jetoje per shume vite me te Kur ka ca budallenj qe i ndjekin!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Xhenifferi nuk ka asnje talent si aktore, u be e njohur nga Brad Pitt. Nuk ka pike talenti, di te bej vetem rolin e njeriut te hutuar, te cuditur. Tani qe eshte beqare, kerkon ndonje te lidhet, nuk ja var njeri.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje