Irina Shayk dominon tapetin e kuq me elegancë në “Actor Awards 2026”

2 Mars 2026, 11:38Lifestyle TEMA
Irina Shayk dominon tapetin e kuq me elegancë në “Actor Awards

Modelja e njohur ruse, Irina Shayk, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Actor Awards, teksa u shfaq me një fustan të zi të guximshëm që theksonte dekoltenë dhe linjat elegante të trupit.

Eventi u mbajt në Shrine Auditorium & Expo Hall, në Los Angeles, ku morën pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të filmit dhe televizionit.

Fustani pa rripa, me prerje të thellë dhe me të çarë deri në kofshë, nxirrte në pah elegancën e saj, ndërsa pamjen e kompletoi me taka dhe doreza të zeza deri mbi bërryla, shkruan Daily Mail.

Flokët e lëshuara dhe buzëkuqi i kuq i ndezur i dhanë një prekje klasike paraqitjes së saj, duke e kthyer në një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.

Ceremonia, e njohur më parë si Screen Actors Guild Awards, këtë vit u riemërua zyrtarisht si “Actor Awards”, për të theksuar identitetin e saj ndërkombëtar dhe fokusin te aktorët. Mbrëmja u moderua nga Kristen Bell, e cila u rikthye si prezantuese për herë të tretë./ Daily Mail

Lini një Përgjigje