Personazhet e rrjeteve sociale, Genardi dhe Sonida rikthehen në shtëpi: Faleminderit shtetit që na shërbeu (VIDEO)

28 Shkurt 2026, 11:39Lifestyle TEMA
Personazhet e rrjeteve sociale, Genardi dhe Sonida rikthehen në

Vëlla e motër, Genard dhe Sonida Hajdini janë rikthyer në shtëpi pas disa ditësh trajtim spitalor, për shkak të gjendjes së rënduar psikike, menjëherë pas ndarjes nga jeta të babait të tyre, Paqësorit.

Pamjet nga shtëpia e tyre shokuan rrjetin dhe institucionet, administratori Florian Pullazi dhe urgjenca spitalore reaguan menjëherë për marrjen në kujdes të vëlla e motër.

Dje, ata janë rikthyer në shtëpinë e tyre dhe duken në gjendje të mirë e të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa falenderojnë mjekët, stafin spitalor dhe infermieret e reja të Psikiatrisë dhe Infektivit.

Genardi dhe Sonida thonë se ata u kanë shërbyer me përkushtim dhe gjatë këtyre ditëve janë kujdesur maksimalisht për ta.

Vëlla e motër kanë qenë studentë ekselentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por vrasja e nënës së tyre në Tiranë nga një plumb qorr në vitin e trazirave, shkatërroi familjen Hajdini.

 

 

5 Komente

  1. M
    Me vjen keq

    Te jesh exelent ne shkolle dhe parazit ne shoqeri kjo ha diskutim

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjysma e shqipetareve parasite jane.

      C diskutin ha....Ke nje parlament te tere qe jeton si parazit Te vetmit qe punojne pak jane vetem Rama dhe Berisha...Por edhe Berisha meqe eshte ne kavaleshence te perjetshme organizing ndonje grup molotov dhe kaq.. Ah po I fut edhe nje te share Dumaneve.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Enea

      Varet si te merr jeta. Me vjen keq per traumat qe kane kaluar.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati

        I uroj shendet ,Gerardi djale intiligjent,do ishte mire nje pune mos te rri parazit sepse puna e ndihmon nga ana psiqike,eshte biolog apo komisk ....ka vlera intelektuale

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qyli

          Ne Bibel, ne Libri e Zanafilles, thuhet se burri do te shelbohet permes punes, ndersa gruaja permes lindjes se femijeve. ...... Puna sjell 3 avantazhe: lufton veset, kalon kohen dhe siguron te ardhura per te jetuar ndershmerisht.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje