Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe e fejuara e tij, Blerta Celibashi, janë në përgatitje për ceremoninë e dasmës. Lajmi u konfirmua nga vetë princi për revistën franceze “Point de Vue”.
Festa e fejesës u zhvillua në një kompleks hotelier privat, i rrethuar nga pisha dhe me pamje nga deti. Tre muaj më pas, çifti synon të ruajë të njëjtin atmosferë intime edhe në ceremoninë e dasmës, ndonëse shumë detaje mbeten ende në proces finalizimi.
“Gjërat më të rëndësishme për ne janë të jemi rrethuar nga të afërmit tanë dhe të ndajmë këtë moment me sinqeritet dhe thellësi. Ëndërrojmë një ceremoni të thjeshtë dhe elegante, pa pretendime, vetëm një moment autentik dhe prekës,” rrëfen princi për “Point de Vue”.
Sipas revistës franceze, çifti po bashkëpunon me profesionistë për organizimin e ceremonisë. Programi i dasmës parashikon një koktej mirëseardhjeje një natë para ceremonisë dhe një darkë festive në ditën e dasmës.
Stili i eventit do të reflektojë preferencat e tyre: klasik, elegant dhe i qëndrueshëm në kohë. Paleta e ngjyrave dhe elementët dekorativë nuk janë përcaktuar ende, thuhet në shkrimin e “Point de Vue”.
“Blerta dhe unë jemi mjaft klasikë. Ne preferojmë elegancën, që e konsiderojmë më të përjetshme sesa trendet e momentit,” shprehet princi.
Ndërkohë, mësohet se unaza e Blertës është përzgjedhur nga “Tiffany & Co.”, ndërsa fustani i saj do të realizohet nga një stiliste kosovare shume e njohur, si një homazh për gjyshen e princit, princeshën Geraldinë.
Dasma do të zhvillohet në mënyrë diskrete, me fokus te familja dhe miqtë e ngushtë.
Na mbyten idiotet... Me se merret ky palo princ? Ku I gjen te ardhurat? Apo ka filluar gerrmon per bitcoin?
Kujt i plasi për këtë princin neandertalas.
Kujte i plasi se ç' bene ky i vete quajtur princ ? Ashtu siç u veteshpall gjyshi i tij me ndihmen e serbeve mbret .VODHI DHE JA LA SHQIPERIN MUSOLINIT DHE IKU NATEN TAMAM SI HAJDUT . Ku kullot ky biçim qe dhe shtypi e quan princ ,kur SHQIPERIA eshte REPUBLIK dhe jo mbreteri .
ROFSHIN BUDALLENJTE DHE MBRETEROJNE KURVAT NE KETE BOTE. KY DUDUMI KA LINDUR TIA HANE LEKET. PRIT DHE CA VITE DHE DO I LEJ TARGEN DHE KJO NJE VILE DHE CA PARE I DALIN TE BEJ BELLA VITA NGA FILLIMI SE KETIJ I KA ZEN TRURI MYK
Princi i leshit. Njeri krejt pa tru.
Sa here do te martohet princi?.
Ky trapi nuk martohet kurre , por e genjejne laraskat se ka florinjte e vjedhura te shqiptareve,Shikoni kur ta ndan edhe kjo torofilja mbas 6 muajsh. Kush ri me kete he'll qe vetem burre nuk eshte, pale kur e quan veten princ ky budalla I lekes ...
Po princi tonë duket si idiot edhe kur qesh. Më vjen keq për këtë djalë qe këto zogat sa i marrin titullin i kthejnë krahët.