Aktori fitues i çmimit Oscar, Morgan Freeman, ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë përdorimin e paautorizuar të zërit të tij nga inteligjenca artificiale, duke kërkuar mbrojtje ligjore.
Gjatë një paraqitjeje në CBS Mornings, Freeman u pyet për përdorimin e IA-së në riprodhimin e zërave dhe pamjeve të aktorëve. Përgjigjja e tij ishte e prerë: “Kam punësuar avokatë.” Ai sqaroi se ekipi i tij ligjor tashmë po punon për të kufizuar përdorimin e paautorizuar të zërit të tij, ndërsa raste të tilla vazhdojnë të shfaqen.
Freeman aktualisht po promovon serialin dokumentar të Netflix, “Dinosaurët”, i realizuar me ftesë të regjisorit legjendar Steven Spielberg. Në këtë projekt, ai kontribuon me narracionin e tij karakteristik.
Duke folur për tonin e tij të veçantë, Freeman theksoi se ai nuk është thjesht natyral, por rezultat i studimit dhe përkushtimit: “Shkova në shkollë dhe studiova vokal dhe recitim,” u shpreh aktori, duke nënvizuar se zëri i tij është produkt i trajnimit profesional dhe praktikës shumëvjeçare. Qëndrimi i Freeman vjen në një kohë kur përdorimi i inteligjencës artificiale për të klonuar zëra dhe imazhe po ngre debate të forta ligjore dhe etike në industrinë e argëtimit./E.K
Respekt per kete actor leghendar!Me IA duhet patur sh kujjdes ne dhenie informavinesh sidomos ne lidhje me veten tone often fotot e zerin cic thote ky actor I mrekullushem por edhe me dh pasi une kuptoj qe keto IA gjithnje e me sh te cojne ne biseda e pyetje ku dual te dine efhe me sh se sa njohur ke.Mire eshte te perforet vetem per pyetje te ndryshme shkencore e shkollore.