Një prishje miqësie mes dy emrave të njohur të ekranit ka tërhequr vëmendjen e publikut ditët e fundit. Bëhet fjalë për Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, të cilat deri pak kohë më parë shfaqeshin shumë të afërta me njëra-tjetrën.
Dyshja kishin ndërtuar një raport të ngushtë miqësor gjatë bashkëpunimit të tyre si opinioniste në një nga formatet më të ndjekura televizive në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, ku për një periudhë u panë shpesh edhe jashtë ekranit, duke dhënë idenë e një shoqërie të fortë.
Megjithatë, me kalimin e javëve, ndjekësit më të vëmendshëm nisën të vërenin një distancë të ftohtë mes tyre. Pa deklarata publike dhe pa sqarime direkte, sinjali më i qartë i krisjes së marrëdhënies erdhi në rrjetet sociale.
Leonora hoqi Oltën nga lista e personave që ndjek në Instagram, ndërsa pak më vonë edhe Olta reagoi në të njëjtën mënyrë, duke e fshirë Leonorën nga ndjekjet e saj. Ky veprim i ndërsjellë u interpretua menjëherë si një konfirmim i heshtur i prishjes së shoqërisë mes tyre.
Burime pranë rrethit të tyre flasin për mospajtime të akumuluara gjatë bashkëpunimit profesional, të cilat duket se kanë ndikuar edhe në marrëdhënien personale të dy artisteve./E.K
olta kosoves dhe leonora e shqiperise .....
Wow!!! Kjo ishte e paparashikuar! Tash e mbrapa arti në Shqipëri e Kosovë do të shohin vetëm ditë të zeza! Ku kemi arritur!!!
ooooooooo sa keq ! Po mos u zini kot. Kar ka plot, per te ngrene e per te lene.