Ish-partnerja e Eric Dane dhuron 10 mijë dollarë për vajzat e tij pas ndarjes nga jeta të aktorit

26 Shkurt 2026, 12:33Lifestyle TEMA
Ish-partnerja e Eric Dane dhuron 10 mijë dollarë për vajzat e tij

Ish-partnerja e Eric Dane ka dhuruar 10.000 dollarë për fushatën e krijuar në mbështetje të vajzave të tij, pas ndarjes së tij nga jeta.

Priya Jain, ish-e dashura e aktorit, kontribuoi me 10.000 dollarë në platformën GoFundMe, ku u hap një fushatë pas vdekjes së Dane, i cili u nda nga jeta të enjten, më 19 shkurt, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje me sklerozën laterale amiotrofike (ALS).

Sipas Us Weekly, aktorja 28-vjeçare mbështeti nismën e financimit të nisur nga miq të familjes Dane, me përfituese ish-bashkëshorten e tij, Rebecca Gayheart. Deri tani, fushata ka mbledhur mbi 450.000 dollarë, ndërsa objektivi fillestar është 500.000 dollarë.

Mes personazheve të njohur që kanë kontribuar në këtë fushatë janë krijuesi i serialit “Euphoria”, Sam Levinson, i cili ka dhuruar 27.000 dollarë, si dhe aktorja Halle Berry, që ka ofruar 20.000 dollarë.

Priya Jain, e cila jeton në Kaliforni dhe ka marrë pjesë në filmin Not Without Hope, kishte një lidhje me Dane për rreth një vit, pasi u afruan për herë të parë në nëntor të vitit 2024. Më herët gjatë këtij muaji, një burim kishte deklaruar për Us Weekly se ata ishin rilidhur si miq disa muaj përpara vdekjes së tij.

Eric Dane ishte i njohur për rolet e tij në serialet Grey’s Anatomy dhe Euphoria. Ai e bëri publike diagnozën me ALS në prill të vitit 2025 dhe ndërroi jetë dhjetë muaj më vonë.

Familja e aktorit konfirmoi lajmin me një deklaratë zyrtare të enjten, duke thënë: “Me zemër të thyer njoftojmë se Eric u nda nga jeta pasditen e së enjtes, pas një beteje të guximshme me ALS. Ai i kaloi ditët e fundit i rrethuar nga miq të dashur, bashkëshortja e tij e përkushtuar dhe dy vajzat e tij të mrekullueshme, Billie dhe Georgia, të cilat ishin qendra e botës së tij. Gjatë gjithë rrugëtimit me ALS, Eric u bë një mbështetës i zjarrtë i ndërgjegjësimit dhe kërkimit shkencor, i vendosur të bëjë diferencën për ata që përballen me të njëjtën betejë.”

Burimi:Us Weekly

Lini një Përgjigje