Nata e parë e Sanremos më 24 shkurt me debutimin e Laura Pausinit si prezantuese, këngëtarin Tiziano Ferro si të ftuar, aktorin turk Can Yaman dhe Kabir Bedi, homazhet për Pippo Baudo e Peppe Vessicchio, u ndoq nga 9,6 milionë shikues, plot 3 milionë më pak sesa një vit më parë.
Media të ndryshme italiane po shkruajnë se verdikti ishte i qartë: festivali nuk i përmbushi pritshmëritë dhe nuk është aty ku duhet. Në shënjestër të kritikave janë materialet muzikore dhe kasti, të cilin disa e quajnë edhe si “më të dobëtin e 10 viteve të fundit”.
Komenteve s’u ka shpëtuar as Carlo Conti, për të cilin shkruajnë se e ka humbur ritmin plot gjallëri. “Ankoheshim për nxitimin? Tani, përkundrazi, cilësia e shkëmbimeve mes prezantuesve dhe të ftuarve është e ngathët. Në momente, e mërzitshme”, shkruan Whoopsee.
Ndërsa media si Corriere della Sera shkruajnë se “festivali nisi me të tatëpjetën” duke renditur si arsye kastin dhe mungesën e spektaklit. “Zero improvizim. Carlo Conti prezantoi një spektakël të saktë, por të njëtrajtshëm”.
Ndërsa vetë drejtori artistik ka një tjetër mendim: “Nuk e kam tejkaluar veten, por kam të njëjtën buzëqeshje dhe të njëjtën qetësi si vitin e kaluar. Mbetet një rezultat shumë i lartë. Festivali është mirë, këtë e tregojnë këto shifra”, tha ai në një konferencë për shtyp duke thënë se pritshmëritë ishin edhe më pak: “Fakti që jemi ende në këto nivele, që audienca është kaq e lartë, më bën të lumtur: festivali është në gjendje të mirë”.
Nuk ishte Alketa prandaj
Ose Ibrahimovic