Jessie J ka shprehur dëshirën e saj për t’u rikthyer në rutinën me të birin, pasi iu nënshtrua një operacioni për kancerin e gjirit. Këngëtarja zbuloi se i mungon të qenit një nënë aktive dhe kujdesi për të birin dyvjeçar siç bënte dikur.
“Jam mirë. Ajo që më mungon më shumë është të qenit një nënë/person aktiv. Por është mirë të kesh pak kohë pushim dhe Skye po kalon një kohë të mrekullueshme me gjyshen dhe gjyshin“, shkroi ajo.
Jessie J ka një djalë 2-vjeçar me partnerin e saj Chanan Saphire Coleman. Duke folur për shëndetin e saj, këngëtarja pranoi se është pak e dhimbshme, por i siguroi fansat e saj se “mund ta përballoj këtë”.
Ajo shtoi se po bën ushtrime rehabilitimi dhe po përpiqet të ushqehet shumë shëndetshëm. Sa i përket përballimit të dhimbjes, Jessie J zbuloi se ka ndaluar së marri qetësues dhimbjesh.
“Thjesht nuk është për mua. Gjithashtu më pëlqen ta ndiej se si është, kështu që nuk e teproj.”
Po ik moj cope kurve, nuk ke lene kar pa thy dhe ke perfunduar tek nje zezak,