“Jam në periudhën time më të mirë”- Selena Gomez shpreh mirënjohjen ndaj njerëzve që e rrethojnë

21 Korrik 2024, 14:26Lifestyle TEMA

“Jam në periudhën time më të mirë”-  Selena

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez festoi ditëlindjen e saj dhe mbushi  32-vjeç.

E entuziasmuar dhe aspak e trishtuar për kohën që kalon shpejt ajo është shprehur se  është shumë mirënjohëse  që është e rrethuar nga njerëz që e bëjnë më të mirë.

Vetëm dy ditë para se të mbushte 32 vjeç, Selena Gomez bëri një postim ku shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen si për njerëzit që e rrethojnë ashtu edhe për periudhën aktuale në jetën e saj, duke e cilësuar si “ më të mirën deri tani”.

Bashkë me tekstin, Gomez ka postuar një foto me yjet e filmit “Vetëm vrasje në ndërtesë” .

“Me ardhjen e ditëlindjes time të 32-të kam reflektuar dhe jam shumë mirënjohëse që jam e rrethuar nga njerëz që më bëjnë më të mirë, më sfidojnë, më kujtojnë ditë pas dite se çdo moment është një dhuratë. Ky është gëzimi im i pastër. Falenderoj Zotin për periudhën që po jetoj'', shoi ajo. 

1 Komente

  1. Noci

    Turp! Kjo karafilja nga mendte nuk ka permendur (as tani e as me heret) ate njeri te mrekullueshem qe I dhuroi veshken per transplant)!.... Mosmirenjohese eshte fjala me e bute qe mund te thuhet (per te mos kaluar ne fjalor banal).

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje