Justin Bieber në listën e zezë e të Ferrarit, nuk do të mundet të blejë më makinën e Maranellos

4 Maj 2022, 10:56Lifestyle TEMA

Justin Bieber në listën e zezë e të Ferrarit, nuk do të

Këngëtari Justin Bieberit u është rikthyer mënyrave të vjetra dhe nuk e ka humbur aftësinë për të krijuar polemika. Së fundmi, një gjë të tillë e ka bërë me Ferrarin. Gjiganti i veturave ia ndaloi Bieberit blerjen e veturave të tyre, shkruan Marca.

Bieberi kishte modelin Ferrari 451 si pjesë të koleksionit të tij në vitin 2015 dhe marka italiane u kërkon blerësve të respektojnë disa parime. Për shembull, për t'u kujdesur për veturën dhe për të pas sjelljen e duhur pas timonit.

Ferrari nuk u tregua i mëshirshëm kur Bieberi e parkoi Ferrarin e tij dhe e la në vendparkim për dy javë, duke e harruar se ku ishte. Një anëtar i stafit arriti ta gjente.

Ferrari gjithashtu nuk pëlqen që pronarët ta modifikojnë pamjen e veturave të tyre luksoze dhe Bieberi jo vetëm që ndryshoi ngjyrën, por më pas e nxori në ankand.

Pas këtij incidenti të fundit, Ferrari ka vendosur të vërë veton për çdo blerje të ardhshme nga Bieber.

1 Komente

  1. j
    jo per mburrje po ne na Vlora i japim mir Ferrarit

    ore bile , po c'do ti me Ferrari at'q! udhet . ik ore se na shemtove Marken lamashe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje