“Kam qenë i alkolizuar dhe bixhozxhi”, aktori i humorit shpërthen ndaj ndjekësve: Kush jeni ju që të më gjykoni? F*uck you

4 Korrik 2022, 09:29Lifestyle TEMA

“Kam qenë i alkolizuar dhe bixhozxhi”, aktori i humorit

Aktori i humorit Albano Bogdo ka qenë kryefjala e mediave rozë, pasi një video e tij në “Tik Tok” u bë virale këtë fundjavë. Albano u bë pjesë e një sfide ku për të përfituar disa  “dhurata”, ai pranoi që të qethej zero “live”.

Ky veprim i aktorit nuk është p ritur aspak mirë nga fansat të cilët i janë drejtuar duke e quajtur “lypës”. 

Albano u është drejtuar atyre që e kanë kritikuar, me një gjuhë të ashpër, ndërsa në ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur disa periudha të errta, ku është përballur me varësinë nga alkooli dhe bixhozi.

“Përshëndetje të dashur moralista, ju që më quani lypës tik-toku, drogaxhi, miss Albano keni filluar me quani… dëgjo, doni konfirmime? Ua them unë! Kam kaluar qindra net në ruletë, kam qenë i alkoolizuar, gjërat që kam bërë i kam bërë për të zezën time, nuk u kam bërë asgjë juve.

Ndryshimi mes meje dhe ush është se unë kam kërkuar ndihmë, mamit dhe vëllait, u kam thënë që jam i alkoolizuar, më kanë ndihmuar dhe e kam lënë, kam qenë i varur nga bixhozi, më kanë ndihmuar… ju e quani bixhoz dhe Texas (poker), por Texas është një lojë që e luajnë aktorët më të famshëm në botë, shikoni në google.

Mund të gjykoni, mund të mos e bëni, nuk më plas trapi fare, po ua them prapë, luanët nuk e vrasin mendjen për opinion e deleve dhe delet në këtë rast jeni ju, por kur më quani lypës Tik Toku më vjen për të qeshur. Nëse nuk ju pëlqej mos më ndiqni. Doja të bëja një fjalim, por thash po them çfarë më del nga mendja, dhe kjo më del nga mendja t’u them: F*uck you, në kuptimin e parë të fjalës f*uck you! Kush jeni ju që të më gjykoni mua? Unë jam Albano Bogdo, ti kush je.

Kam 12 vite që bëj njerëzit për të qeshur, pavarësisht se çfarë kam kaluar këto vite, depresion, shkatërrim nervash nga humbja e lekëve, shkatërrim trupi nga alkooli e shumë gjëra që s’ka pse ti dini. Po ju merr frymën me çmimet e si thoni asgjëm, unë ia thash të gjitha ato që donit ti thonit ju në 10 minuta, duke rrezkuar punën, shyqyr zotit s’ka ndodhur. Kështu që para se të më gjynoni mua, ktheni gishtin nga vetja dhe pyesni veten cfarë do bënit ju po të ishit në vendin tim”, shprehet ai.

7 Komente

  1. F
    Fajtori.com

    O Albano, Ke nje fare te drejte, por duhet tia kujtosh vetes dicka: Ne momentin qe ke pranuar te behesh figure publike (aktor ne rastin tuaj), mbaje mend qe jeta juaj private ka mare fund. Pra duhet te pranosh se edhe do te shajne, edhe do te gjykojne, edhe do te futen ne shtratin e gjumit e te vezhgojne, etj., etj. Thjesht kete gje nuk e ndryshon dot ti, duhet ta pranosh, OSE dil nga ajo qe quhet "figure publike" dhe kthehu njeri normal.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mose u dorzo

      Të ndimoft Zoti në jeten tënde Mose u dorzo jeta nuke ështe per her me lule dhe e shtruare. Por me sa duket paske edhe një familje të mrekullushme forca

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genc tironsi

        FATJONI KA 1000% TE DREJTE. ME KETO QE BEN E THUA, ME GJUHEN E RRUGES QE PERDOR TREGON SE NUK JE SHERU AS NGA DROGA AS KA ALKOLI. PER BIXHOZIN SDI ÇTE THEM. KTHEHU NE NJERI NORMAL BANI DHE DO BISH RAHAT

        Përgjigjjuni
        1. J
          Je aktor i madhë..

          Nuk ke qenë Alkolik apo bixhozxhi por ke qenë dashamirës i alkoolit dhe i bixhozit. Mere të shkuarën si një lojë fëmijnore, sepse në femijni qoftë humbjen apo fitoren e harrojmë shpejt dhe fillojmë një lojë tjetër. Gjithmon ne lojë futemi për të fituar, por duhet të pranojmë dhe barazimin dhe humbjen.Njëriu në jetë kalon shume probleme, por më e rëndësishmja është të mos jetoshe të shkuarën por të ardhmen. Je aktor i madhë, por mos jeto me madhështinë e rastit, por be gjëra në sken akoma më të mëdha dhe më të bukura. Mëso nga kriticizmi pozitive por gëzohu nga dashamirësia.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loran

            Po kush e llogarit kte anonimin nje jer ca esht se se kisha degjuar kurr

            Përgjigjjuni
            1. B
              Baba jot

              Ti je një koqe kandari që vetëm aktor nuk quhesh. Ti je një gomar. Aty e ke hak bixhozçi dhe kumarxhi. Për aktor stë dhjet njeri ty me gjith ata që bëni gomarllëqe. Vetëm humor nuk bën ti. Ta shpif kur të shef.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                Kush eshte ky RrK, qe vetem ka humbur ne bixhoz?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje