Reperi i njohur trondit me deklaratën e tij ndaj Kim Kardashian!

1 Prill 2025, 09:14Lifestyle TEMA
Reperi i njohur trondit me deklaratën e tij ndaj Kim Kardashian!

Kanye West ka bërë një deklaratë tronditëse gjatë një interviste me DJ Akademiks, duke shprehur keqardhjen që Kim Kardashian mbeti shtatzënë me fëmijët e tyre.
Reperi 47-vjeçar tha se nuk kishte dëshirë të kishte fëmijë me Kardashian pas dy muajsh lidhje, por theksoi se “ky nuk ishte plani i Zotit”.

West, i cili ka katër fëmijë me Kardashian, gjithashtu shprehu shqetësimin se nuk ka kontroll të barabartë mbi jetën e fëmijëve të tij dhe akuzoi familjen e ish-bashkëshortes për ndikim të madh në jetën e tyre.
Ai kritikoi gjithashtu bashkëpunimin e vajzës së tij, North, me reperin Playboi Carti, duke shkaktuar tensione të reja me Kim.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur raportohet për një krizë në martesën e tij me Bianca Censori dhe pas largimit të tij nga disa bashkëpunëtorë, pas komenteve të tij kontroversiale antisemitike dhe skandaleve të tjera.

Lini një Përgjigje