Këngëtarja e famshme pranon fajësinë: Kam paguar dikë 5 mijë dollarë për të rrahur një grua

17 Shtator 2022, 10:24Lifestyle TEMA

Këngëtarja e famshme pranon fajësinë: Kam paguar dikë 5

Një ngjarje e vitit 2018 është bërë shkak që Cardi B të vemdoset në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Lartë të Queens. Mbi të rëndojnë akuzat pasi aso kohe ajo pati një përplasje fizike me dy motra banakiere në një klub striptizmi ku punonte.

Belcalis Marlenis Almanzar, e njohur si Cardi B, nuk i ka mohuar akuzat, e po ashtu pranoi se i kishte paguar gjithashtu një personi 5 mijë dollarë për të sulmuar njërën nga gratë në fjalë.

Përballë gjyqtares Michelle Johnson, reperja e lindur në Bronx, pranoi një marrëveshje duke pranuar fajin, që i kurseu asaj dënimin me burg.

Yllit 29-vjeçar të hip-hop-it iu dha një urdhër mbrojtjeje trevjeçar dhe u urdhërua të kryente 15 ditë shërbim në komunitet, si masë dënimi.

Pas kësaj ngjarje, autorja e hitit “Up” ka reaguar në "Instagram"-in e saj, duke ndarë disa foto nga prezenca në gjykatë. Cardi kishte zgjedhur të paraqitej e denjë me një fustan të bardhë pas trupi, si për të treguar se është e gatshme të përballojë gjithçka.

Lini një Përgjigje