Infermierja shqiptare bëhet nënë për herë të parë në moshën 52-vjeçare

16 Shtator 2022, 18:04Lifestyle TEMA

Infermierja shqiptare bëhet nënë për herë të

Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin emocionues e ka ndarë në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, shkruan ministrja.

“Mama për herë të parë. Ndihem shumë e lumtur, jashtë mase. Nuk kam fjalë të përshkruaj, aq e lumtur që jam.

Rruga ishte e gjatë. Eksperienca ishte shumë e mirë. Jam e kënaqur nga stafi si mjekësor, si stafi infermier, jam shumë shumë e kënaqur.

Ka qenë një sfidë e madhe edhe për mua edhe për bebin, por më në fund ja dolëm”, u shpreh e emocionuar nëna.

3 Komente

  1. A
    Alba

    Urime e me jete te gjate!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Urime nga Tirana

      Gezim i pa prshkruar edhe per NE, sinqerisht qe eshte nje lajm i gezuar e ju urojme jete te gjate e plot shendet.

      Përgjigjjuni
      1. b
        bluzat e bardha

        I paske kenaqe doktoret,infermjeret dhe pastrueset.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje