Këngëtarja e njohur: Kam qenë gjithë kohës e bullizuar, më quanin të trashë, erdhi momenti që nuk durova më

25 Korrik 2022, 09:57Lifestyle TEMA

Këngëtarja e njohur: Kam qenë gjithë kohës e bullizuar,

Këngëtarja e njohur si Fifi ka treguar se deri në moshën 17-vjeçare ka qenë e bullizuar vazhdimisht nga fëmijët në shkollë por pas asaj moshe ajo u shpreh se nuk lejoi më askënd ta ofendonte duke i dalë në mbrojtje vetes së saj.

“Që kur isha fëmijë e kam pasur bullizimin të pranishëm në jetën time. “Ti s’din shqip, nuk din të flasësh, je e trashë”. E kam diskutuar me mijëra herë dhe s’dua ta përsëris sepse nuk më jep energji shumë të mirë. Kam qenë fëmijë shumë i ndrojtur, deri në shkollën e mesme. Kam pasur në klasë dy tre shoqe, por kam ndërruar shkollën sepse mami filloi të punonte në një shkollë në Prishtinë.

Ajo na mori atje që të na kishte nën kontroll, shtëpinë e kishim larg dhe bënim rrugën bashkë. Ishte problem për mua të krijoja shoqëri të re.Ndryshimi im ka filluar në shkollë të mesme kur isha 17-vjeçe. Ngaqë kam dëgjuar gjithë kohës njerëz duke më ofenduar e sharë, skam reaguar kurrë, por erdhi momenti kur nuk mund të duroja më. Nga ai moment nuk jam ndalur më dhe kam thënë çdo gjë që kam menduar mirë apo keq. Nuk jam neri që të them një gënjeshtër për të bërë qejfin”– rrëfeu Fifi për “A Live Night”.

 

 

 

6 Komente

  1. b
    ben

    Ta shohesh Fifin nga afer,iken me vrap.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      ik sikterisu, sa me larg aq me mire. Je qe je zhduku fare.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vin

      Kjo as tani sdi te flasi, le qe esht si lop pa kto fotoshopet.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .n

        Pergjigje tipike ordineri, si per te treguar qe nuk ka ndryshim te ndergjegjes. Qe akoma pa e klikuar artikullin, thua ska mundesi qe njerzit te jene aq budallenj dhe sa hap komentet shikon pikerisht komentin me te pritshem. Ty dhe njerezve si ty une te uroj fatkeqesite me te medha te mundshme dhe u zhduksh nga kjo bote nje ore e me pare bashke me mentalitetin e qelbur qe vazhdon te perhapesh.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Firmat e themeluesve të PD-së 1991

        Po të jesh 10 vite plot pa asnjë të arrdhur, në të njëjtën form fizike do ndodhesh.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vin

          Wthf

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje