Kjo tabelë e qarkullimit rrugor po bën 'lëmsh' drejtuesit e mjeteve në Europë

5 Mars 2025, 15:39Lifestyle TEMA
Kjo tabelë e qarkullimit rrugor po bën 'lëmsh'

Një tabelë e qarkullimit rrugor, e cila fillimisht është përdorur në Francë dhe tashmë ka nisur të vendoset edhe në rrugët e Spanjës dhe të Portugalisë, ka shkaktuar konfuzion te drejtuesit e automjeteve.

Kjo tabelë është përdorur për herë të parë në vitin 2011 në Francë, e cila paralajmëron për një rrezik në afërsi të humbjes së dukshmërisë për shkak të mjegullës, shiut, borës apo tymit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Trafikut në Spanjë, tabela P33 po zëvendëson ngadalë shenjën e mëparshme të rrezikut për mjegull, e njohur si R-120, që gjithashtu ka një makinë të rrethuar nga pika të vogla të zeza.

Një tjetër tabelë e qarkullimit rrugor që gjithashtu ngatërrohet nga disa drejtues automjetesh është P35. Ashtu si P33, kjo shenjë është katrore me kornizën e kuqe, dhe imazhi i saj paraqet dy makina paralelisht nga të cilat dalin dy shigjeta që ndërthuren.

Kjo shenjë njihet gjithashtu si shenja e korsisë së ndërthurura dhe paralajmëron për rrezikun e afërsisë së një rruge që ndahet, ku trajektoret e makinave kryqëzohen, duke rritur rrezikun e aksidenteve. 

2 Komente

  1. D
    Draj Veri

    Naplaby! Ne i vendosim vetë tabelat tona!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rregullore Qarkullimi.

      Tabela me brimen e bythes se Edvin kancerit, ngatërrohet nga disa drejtues automjetesh të cilët ndezin bllokazhin dhe I bien borisë. Ne fakt kjo tabele SH 69 sinjalizon Tunel Asfiksie dhe detyrimisht me rregullore, duhet te vesh klluf ne koke.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje