U zhvendosën në SHBA për t'ju shpëtuar telasheve, Florida hap hetim penal ndaj vëllezërve Tate

5 Mars 2025, 10:14Lifestyle TEMA
U zhvendosën në SHBA për t'ju shpëtuar telasheve,

Florida ka nisur një hetim penal ndaj influencuesve britaniko-amerikanë Andrew dhe Tristan Tate, të cilët fluturuan në SHBA javën e kaluar nga Rumania, ku përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor.

Prokurori i Përgjithshëm i Floridës tha se janë lëshuar urdhra kërkimi dhe fletëthirrje si pjesë e një hetimi. Në SHBA, vëllezërit u përballen gjithashtu me një padi nga një grua që pretendon se është abuzuar seksualisht.
Andrew, 38 vjeç dhe vëllai i tij Tristan, 36 vjeç, u përballen me akuza edhe në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe trafikim njerëzor.

Ata u arrestuan për herë të parë në Rumani në dhjetor 2022, të akuzuar për përdhunim dhe trafikim njerëzor. Të dy i mohuan akuzat dhe kaluan disa muaj në arrest shtëpiak. Një vit më vonë, në gusht 2024, ata u përballën me akuza të reja, duke përfshirë marrëdhënie me një të mitur dhe trafikim.

Lini një Përgjigje