Komenti i shqiptarit bëhet viral, dyshon tek fotot nga Hëna, NASA i përgjigjet publikisht!

10 Prill 2026, 16:08Lifestyle TEMA
Komenti i shqiptarit bëhet viral, dyshon tek fotot nga Hëna, NASA i

Një bashkëbisedim i pazakontë në rrjetet sociale është bërë viral në orët e fundit, ku në qendër të vëmendjes është një i ri nga Kosova dhe vetë NASA. Gjithçka nisi pas publikimit të disa pamjeve mbresëlënëse nga misioni Artemis II, ku shfaqej ana e pasme e Hënës me Tokën në sfond. Megjithatë, jo të gjithë përdoruesit u bindën për autenticitetin e këtyre imazheve.

Komenti i cili brenda pak minutave mori qindra "likes" ngriti dyshime për mungesën e yjeve në foto, duke sugjeruar se ato mund të ishin krijuar nga inteligjenca artificiale. Ky koment mori një përgjigje të drejtpërdrejtë nga NASA, e cila sqaroi arsyen shkencore pas këtij fenomeni. Sipas agjencisë, yjet nuk duken në këto imazhe sepse janë shumë më të zbehtë krahasuar me ndriçimin e fortë të Hënës, e cila reflekton shumë më tepër dritë. Për më tepër, kamerat kanë kufizime në kapjen e kontrastit mes elementeve shumë të ndritshme dhe atyre shumë të errëta.

Ndërkaq, në 2 gusht do të ndodhë një nga eklipset totale diellore më të gjata të shekullit. Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke kthyer ditën në një natë të pazakontë. Qielli do të errësohet, temperatura mund të ulet pak dhe madje mund të duken edhe yjet për disa çaste. Ky fenomen nuk do të ndodhë në gjithë botën, por vetëm në zonat që ndodhen në rrugën e eklipsit. Në këto vende, errësira mund të zgjasë deri në rreth 6 minuta, gjë që është shumë e rrallë për një eklips diellor.

14 Komente

  1. h
    hej zot cna polli me keta

    keputi nje shqiptar nje pordhe e u be lajm nderkombetar ne gazeten e Mero kokebythes

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfare ndodhi?

      Eshte interesant te permendet se ne vitin 1969, fluturimi ne Hene u dha direkt ne televizionet boterore. Kete radhe u dhane vetem disa fotografi. Cfare ndodhi? Nuk mund te transmetohen live nga kamerat, me moderne ne 2026 se ne 1969, se cfare po ndodh nga dritaret e anijes kozmike!? Duket dicka e cuditeshme. Ky fluturim ne mes te nje krize dhe lufte duket pak si reklame e forces dhe aftesive krijuase dhe cudiberese te gjigandit qe po i tkurret lekura.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bs

        Po mor koke dardhe. Ngaqe nuk e pe ti se e kishe kthyer televizorin nga instagrami, edhe nuk e dhane drejt-per-drejt. Se pari ka qene ter kohen ne NASA Tv, BBC 24 i ka transmetuar te gjitha moment qe nga dalja ne orbiten e Tokes, marjen e trajektores dhe leshimit drejt Henes. Me pas orbiten rreth saj, eklipsin dhe pamjet e tokes duke dale nga pas Henes, 45 minutshin e shkeputjes se valve dhe pothuaj gjith udhetimin e kthimit perfshire momentin e shkeputjes se modulit Europian. Po kokqypi kokeqyp ngelet. Kthejuni dijes dhe mesoni te qepni gojen se nuk eshte me budallalleku ne mode.Kur shihni boten qe buzeqesh kur ju sheh e degjon, mos e merni si kompliment. Bota ju perqesh si majmune cirku.

        Përgjigjjuni
    2. H
      Haka Tekizoti

      Dale, dale! NASA s'ka parë gjë akoma, është me fat që deri tani nuk i është prveshur Alfred Çakoja, që ta bëjë edhe më të sheshtë se Toka.

      Përgjigjjuni
      1. U
        UÇK

        Doli Koqevari i ditur per çdo gjē , ky koqe ka mare njohuri nga baba Al-Bin ,

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sulltan

          I hangshë koçët kosovarit e Babës Albin, debil qëndro në temë.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na çanë trapin idiotët

            Ore jam shumë dakord. Por vetem nja dy pyetje kam. Ku u takua Baba Albin me tet'eme qe të lindën ty? Dhe emrin Sultan, kush ta vuri? Vetë Baba Albin? Por ti ke të drejtë te flasesh çfare të duash. Per Babën nuk flitet keq.

            Përgjigjjuni
        2. s
          sali

          Pse ka nanje dicka qe ndodh ne bote qe shqiptaret e besojne?,Shqiptaret nuk i besojne as vehtes se tyre.Teorija Berishiste baltos e dysho ka bllokuar mendjen e cdo shqiptari

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taku

            Shqiptaret jane nga njerezit qe besojne me shume ne teori konspirative duke treguar pashkollim , injorance , IQ te ulet , asnje lloj gjykimi perpunimi inelektual te thjeshte ne lidhje me informacionin e marrë dhe duke e pare si nje lloj kundershtimi ndaj estbilshmentit e sidomos perendimit te zhvilluar

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Epo të paktën lajm argëtues.

              Përgjigjjuni
              1. c
                cakokokekari

                Sipas cako pordhe kokeloqe ky edhetim ne hene eshte nje film I kinostudios Skiperia e Re

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niku

                  E kuptoni sa durim duhet te kesh te merresh me kokederra si puna e ketij loqes?

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edlira

                    Pyetje kalamajsh lejohen gjithmonë....Mund edhe të kishte pyetur psh. si do te quhen amerikanet ne Hënë në të ardhmen...vendalinj Hënorë apo thjeshtë emigrante (qe duhet te kthehen nga kane ardhur)?

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Krasniq vjen nga serbishtja krasnic = i kuq

                      koqevari s rri pa folur budallalleqe me vetbesim

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje