Fotot/ Trump “merr në pronësi” aeroplanin luksoz që Melania të fluturojë e qetë në luks

10 Prill 2026, 09:03Lifestyle TEMA
Fotot/ Trump “merr në pronësi” aeroplanin luksoz që

Presidenti i SHBA, Donald Trump, do të ruajë aeroplanin luksoz që më parë ishte marrë me qira nga ish-Sekretarja Kristi Noem për nevojat e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, dhe ai do të përdoret nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, raporton “Daily Beast”.

Marrja me qira e këtij aeroplani, vlera e të cilit arrin disa dhjetëra milionë dollarë, ishte një nga polemikat më të mëdha gjatë mandatit të Noem, dhe thuhet se vendimi për qiranë ishte një nga arsyet që çuan në shkarkimin e saj. Megjithatë, Trump ka vendosur ta mbajë avionin luksoz, duke i dhënë Melania-s të drejtën e përdorimit.

Sipas raporteve, aeroplani, i cili fillimisht ishte menduar për deportime masive, është pajisur në mënyrë shumë luksoze: ka një krevat dopio, disa banjo, televizor dhe madje edhe një bar.

Disa anëtarë të administratës Trump i thanë “Wall Street Journal” se ky avion është më luksoz se shumica e avionëve të përdorur nga zyrtarët e qeverisë amerikane.

Paratë për qiranë e avionit u siguruan nga buxheti i destinuar për deportime, një nga përgjegjësitë kryesore të ministrisë së udhëhequr nga Noem.

 

 

3 Komente

  1. X
    X

    Hahaha Trap palluqja mori parate nga buxheti qe gjasme do bente deportime, per ti vene ne dispozicion avion luksoz eskortes Melania. Fiks per trutharet qe e votuan.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TR

      Republika e bananeve Ameriqia.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fiu

        Po atyre debilave qe e votuan a ju ul cmimi i vezeve se Melania e paska marre avionin personal per te shitur pordhe .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje