Krijesat që jetojnë në simbiozë me lëkurën e njeriut

22 Qershor 2022, 11:59Lifestyle TEMA

Krijesat që jetojnë në simbiozë me lëkurën e

Merimangat mikroskopike (parazitë) që jetojnë në poret e lëkurës së njeriut, çiftëzohen gjatë natës në pjesën e fytyrës dhe po bëhen organizma kaq të thjeshtuar për shkak të stilit të tyre të pazakontë të jetesës, sa që së shpejti mund të bëhen njësh me njerëzit, ka zbuluar një studim i ri.

Merimangat, të quajtura Demodex folliculorum, ushqehen me sebum, një substancë që mbulon lëkurën, e cila çlirohet natyrshëm nga qelizat brenda poreve tona, shkruan Euronews. 

Rreth 90 për qind e njerëzve kanë këto merimangat. Zakonisht ato janë të padëmshme dhe kalojnë pa u vënë re, por mund të irritojnë lëkurën, duke shkaktuar skuqje dhe kruajtje.

Studimi i ri, i botuar në revistën Molecular Biology and Evolution, zbuloi se merimangat në fakt kanë një anus dhe janë fajësuar padrejtësisht për shumë sëmundje të lëkurës. Ata thonë së merimangat mund të ndihmojnë për të mbajtur lëkurën tonë të pastër.

Lini një Përgjigje