Kryebashkiakja e Parisit akuzohet për korrupsion, pasi bleu fustane firmato me paratë e taksapaguesve

19 Shtator 2025, 17:31Lifestyle TEMA
Kryebashkiakja e Parisit akuzohet për korrupsion, pasi bleu fustane firmato

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, është kritikuar ashpër pasi u akuzua për përdorimin e më shumë se 12,000 eurove nga paratë publike për të blerë fustane firmato dhe u përpoq të fshihte shpenzimet e saj.

66-vjeçarja, e cila është kryebashkiake e Parisit që nga viti 2014, akuzohet për përvetësim të parave të taksapaguesve, pasi u zbuluan detaje të shpenzimeve të saj të tepërta gjatë kohës që ishte në detyrë.

Zbulimet vijnë pas një botimi nga organizata franceze kundër korrupsionit Mediapart, e cila në një artikull të titulluar "Raportet e shpenzimeve: Anne Hidalgo është ende e zemëruar për transparencën" i referohet disa prej shpenzimeve luksoze të kryebashkiakes, si p.sh. se në nëntor 2023 ajo shpenzoi 3,067 euro për një pallto Burberry dhe në mars 2024 bëri një blerje prej 2,300 eurosh në dyqanin e Dior.

Në fakt, organizata pasi kishte mbledhur shpenzimet e kryebashkiakes pas një kërkese për akses falas në informacion nga Transparenca Qytetare, një grup antikorrupsion, thotë se Hidalgo shpenzoi rreth 84,265 euro për rroba dhe shpenzime udhëtimi, të cilat më pas kërkoi të rimbursoheshin nga shteti.

Megjithatë, Mediart raporton se ajo vetë refuzoi të ofronte transparencë në lidhje me shpenzimet e saj dhe kur më në fund u pyet për to, 66-vjeçarja e mbrojti sjelljen e saj, duke argumentuar se blerjet ishin të ligjshme. 

2 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

    Asnje koment? Ore, kane SPAK këta francezët? T'ju japim Olsi Dade Daden birch, që ta arrestoje këtë kryetarkën. Oh, harrova. Me shkurt Olsi atje, nuk arreston këtë. Do arrestoje burrin e kesaj. Dava qeni.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trimi

      Ktu ke ne vjedhin miliona e si thon gjo gruja botes pere12000 mini euro bohet protest.Kjo qeka gruja me e nershme ne bot,Le te vij ne shqiperi e ta votojme per kryeminister.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje