Pas dy vitesh lidhje, Tim Burton dhe Monica Bellucci i japin fund historisë së tyre të dashurisë

19 Shtator 2025, 12:05Lifestyle TEMA
Pas dy vitesh lidhje, Tim Burton dhe Monica Bellucci i japin fund historisë

Regjisori i famshëm i Hollywood-it, Tim Burton, dhe aktorja e njohur italiane, Monica Bellucci, kanë njoftuar fundin e lidhjes së tyre. Lajmi u bë i ditur të premten përmes një deklarate të përbashkët për agjencinë AFP.

“Me shumë respekt dhe kujdes të ndërsjellë, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur të ndahen”, thuhet në deklaratë.

Historia e tyre e dashurisë u bë publike në vitin 2023, kur Bellucci e konfirmoi romancën me regjisorin. Vetëm një vit më pas, ai e përfshiu në filmin e tij komedi-horror “Beetlejuice Beetlejuice”, vazhdimi i suksesit të vitit 1988. Në këtë projekt, Bellucci interpretoi rolin e Delores, një krijesë e frikshme që kërkon hakmarrje ndaj ish-bashkëshortit të saj, Beetlejuice, të luajtur nga Michael Keaton.

Monica Bellucci ka dy fëmijë nga martesa e saj 14-vjeçare me aktorin francez Vincent Cassel, që përfundoi në vitin 2013. Nga ana tjetër, Tim Burton ka qenë për një kohë të gjatë në lidhje me aktoren britanike Helena Bonham Carter, me të cilën ka dy fëmijë.

Burimi: AFP

5 Komente

  1. ,
    ,,

    Mire ka bere qe e ka lene kete kukudhin. Monica dhe pse mbi 50 vjec eshte yll

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      moni kishte një farë respekti përsa kohë ishte me vinsent kaselin!!më pas filloi të kalonte nga cari në car!mld a regjizor nuk kishte shumë rëndësi!mjafton që ajo të kishte pare o rrole!paret e rrolet nuk fitohen kollaj si më parë!!moni ka pasur sukses sa ishte e reeeee,më pas!?duhej të sakrifikonte diçka!!preferoi të sakrifikonte nderin!u nda nga kasel dhe vazhdoi të fitonte,jo më me aktrim(nuk ka qënë asnjëherë i mirë)as me bukuri,por me djersën e shalëve!!nuk ka faj e shkreta,në një farë mënyre duhet mbajtur lartë niveli i jetës!!ka të tjera që nuk e mbajnë lartë kur kanë kaluar gjysmën e moshës së saj!!

      Përgjigjjuni
    2. H
      Homer

      Ah more shoke shikoni cfare bene fama dhe paraja ketij qe duket si barbon as edhe nje gabele nuk do ja jepte dhe jo me Monica. VK mo

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petrit

        Nuk kishe dite me e gjete ma te keq sikur Dhe me katalog ta kishe kerku.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mos !

          Tani fillon Lufta e Trete Boterore !?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje