Në luftë me sëmundjen, modelja e njohur ndan foto tronditëse nga spitali

18 Shtator 2025, 16:10Lifestyle TEMA
Në luftë me sëmundjen, modelja e njohur ndan foto tronditëse

Bella Hadid ka vendosur të heqë filtrat e rrjeteve sociale dhe të tregojë realitetin pas shkëlqimit të pamjes publike. Në fotot e fundit nga spitali, ajo duket e lodhur, e lidhur me infuzione dhe tuba, duke ndarë me ndjekësit betejën e saj të gjatë me Lyme disease – sëmundjen që e ka shoqëruar që prej vitit 2012. Vetëm vitin e kaluar, Bella rrëfeu se kishte kaluar mbi 100 ditë trajtimi dhe gati 15 vite dhimbje dhe lodhje të padukshme.

Lyme është një infeksion bakterial që merret nga pickimi i rriqrave të zinj. Fillon me skuqje të veçantë në lëkurë, dhimbje muskujsh, temperaturë dhe lodhje ekstreme, por nëse nuk diagnostikohet herët mund të përhapet në nyje, zemër dhe sistemin nervor, duke shkaktuar probleme serioze shëndetësore.

Sëmundja është më e përhapur në veri-lindje, Mid-Atlantic dhe veri të Mesit të SHBA-së, si dhe në Gjermani, Poloni, Austri, Zvicër dhe Skandinavi. Rriqrat që e transmetojnë infeksionin janë më aktive në pranverë, verë dhe fillim vjeshte. Edhe pas trajtimit, shumë pacientë përjetojnë “sindromën pas trajtimit të Lyme”, me dhimbje, lodhje dhe turbullira mendore që mund të zgjasin muaj apo vite.

Bella Hadid na kujton se pas shkëlqimit të jetës publike, ekzistojnë beteja të përditshme, të heshtura dhe të dhimbshme, që nuk mund t’i fshehësh dot as me filtrat më të bukur të Instagram-it./E.K

Lini një Përgjigje