Disney’s ABC ka hequr nga transmetimi emisionin e natës vonë të Jimmy Kimmel, pa afat, mes polemikave për komentet e tij të fundit lidhur me vrasësin e dyshuar të Charlie Kirk.
“Jimmy Kimmel Live do të ndërpritet pa afat,” tha një zëdhënës i ABC, duke mos dhënë detaje të tjera. Përfaqësuesi i Kimmel nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Njoftimi i papritur erdhi të mërkurën në mbrëmje.
Kompania Nexstar tha se “kundërshton fuqishëm komentet e fundit të Kimmel lidhur me vrasjen e Charlie Kirk” dhe se do ta zëvendësojë emisionin me programe të tjera në tregjet ku operon me stacionet e lidhura me ABC.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC), i afërt me Trump, të mërkurën kërcënoi se do të “marrë masa” kundër Disney dhe ABC për komentet e fundit të Jimmy Kimmel mbi vrasësin e dyshuar të Charlie Kirk.
Çfarë tha Jimmy Kimmel?
Ai tha se aleatët e Presidentit Donald Trump po përpiqeshin që “bandës MAGA” t’i atribuohen vlera politike nga vrasja, duke bërë gjithçka për të marrë përfitime politike nga rasti.
Po ashtu, ai kritikoi reagimin e Trump ndaj incidentit, duke thënë se nuk ishte reaguar me unitet, siç kishte bërë ndonjëherë presidentë të tjerë.
"Kjo nuk është mënyra si një i rritur vajton vdekjen e një miku. Është mënyra si një katërvjeçar qan kur i ngordh peshku i artë", tha Kimmel, i cili shpesh ka bërë humor me Trump.
Këto komente ishin “ofenduese dhe të pandjeshme”, veçanërisht në një kohë me tensione politike kombëtare./ E.K
Më në fund. Shumë vonë u kujtuan por më mirë vonë se kurrë. Ky fat i pret kush shan Duçen. Do i mësojë Duçja si të sillen këta komunistët. Ose do kyçin gojën ose internimi i pret. Ka plot ishuj të pabanuar në Paqësor. Po zunë mend dhe të kthejnë nga rruga e Qoftëlargut, Duçja me siguri do t'i falë. Sepse Duçja e ka zemrën e gjerë për ata që i lëpijnë këpucët. Mjafton të kujtojnë Nenin 1 të Kushtetutës Amerikane: DUCE HA SEMPRE RAGIONE!
Kohe shume te veshtira ….kohe qe te cojne pas te pakten 90 vjetesh ne Gjermani kur hypen ne fuqi nazistet …..ata dhe vetem ata silleshin ne menyre te tille ku censura , diktati ndaj lirise se te shprahurit dhe lirise se shkruajturit vihen ne diskutim dhe ne zhdukje ….mjere amerikanet se cdeshin te tregonin me zgjedhjen e ketij kllouni ne krye te shtetit ….
Kirk fliste si ti donte suma, por ata qe flasin si ti doje trapi, duhen hequr nga puna. O mortja maga kellirave e mos i mbifte bari mbi varr.