U arrestua për orën "Richard Mille" 1.5 milionë $! Reperi i njohur Mozzik sqaron si është e vërteta

18 Shtator 2025, 09:48Lifestyle TEMA
U arrestua për orën "Richard Mille" 1.5 milionë $!

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës. Sipas raporteve të mediave, ai është ndaluar pasi ka hyrë në Kosovë duke pasur me vete dy orë të shtrenjta, përfshirë një "Richard Mille" me vlerë 1.5 milionë euro.

Mozzik ka reaguar në InstaStory, duke mohuar çdo pretendim për arrestim. Ai ka thënë se ka dhënë një deklaratë për orën e tij të luksit, në prani të avokatit të tij, Artianit Koci, dhe ka theksuar se arrestimi i tij nuk ka ndodhur. Gjithashtu ka mohuar edhe pretendimet që ka borxh 500 mijë euro ndaj Tatimeve të Kosovës.

“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Artianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjës së kaluar për orën e dorës Richard Mille. Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta - vetëm rrena dhe shpifje. Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin - dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë. Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve që po shkruani keq”, ka shkruar ai në Instagram.

2 Komente

  1. S
    Shoku Shpati

    po ky mos ka te bej Xhozefinen se kur ka ore 1.5 meleon duhet te ket dhe nja 500 melona ne bank apo vari lesht shtepia me kallama dhe benzi Amg

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noc roku

      Jo ka te beje me lidern me brekush

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje