Në Scanno, një fshat mesjetar i vendosur mes maleve të egra të Abruzzo-s në Italinë qendrore, jeton një grua që është kthyer në simbol të traditës dhe rezistencës ndaj kohës moderne.
Margherita Ciarletta, 94 vjeçe, është e vetmja që ende sot vesh përditë kostumin tradicional të grave të Scannos, duke e mbajtur gjallë një zakon shekullor që po zhduket. Banorët dhe turistët e njohin me nofkën “L’Ultima Regina”, Mbretëresha e Fundit.
Prej moshës 18-vjeçare, ajo ka zgjedhur të veshë fustanin e errët prej leshi me mëngë të gjata dhe shami pambuku, pavarësisht se bashkëshortit nuk i ka pëlqyer kurrë. “Më ka pëlqyer gjithmonë kjo veshje, jam krenare që e mbaj”, ka rrëfyer Ciarletta për mediat italiane.
Historia e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia prestigjioze ANSA ka raportuar se, pas vdekjes së dy grave të tjera që ruanin këtë traditë, Margherita ka mbetur gruaja e fundit që e mban kostumin çdo ditë.
Shumë vizitorë shkojnë në Scanno vetëm për të bërë një foto me të. “Meqë jam e fundit që vesh këtë kostum, njerëzit vijnë për të bërë foto me mua. Por ndonjëherë janë shumë dhe bëhen bezdisës”, ka thëne ajo për CNN.
Autoritetet lokale kanë nisur procedurat për ta shpallur kostumin tradicional të Scannos trashëgimi kulturore jomateriale të UNESCO-s, në mënyrë që zakoni që Margherita ka ruajtur gjithë jetën të mos humbasë përgjithmonë./E.K
Burimi: CNN
Shoke te "Njesitit Gueril" neser do te dale Sasan Guri (Balta) dhe do te na tregoj qe Margherita eshte me origjine arbereshe pra shqipetare e martuar ne Scanno me nje italian.
E ke gabim. Scanno eshte toponim ilir dhe eshte e qarte qe do te thote s’kanë. Emri i eshte vene fshatit ne nje moment kur kishte zi buke dhe nuk kishin te hanin. Me pak fjale i gjithe fshati eshte shqiptar jo vetem zonja. Madje dhe Andet ne Ameriken e Jugut jane toponim ilir, por kete do ta shpjegoj nje here tjeter.
hagahah ,i madh @parruca