Avioni i pasagjerëve qëndron një orë në ajër... kontrollorin e pistës e kishte zënë gjumi

18 Shtator 2025, 21:40Lifestyle TEMA
Avioni i pasagjerëve qëndron një orë në ajër...

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në aeroportin Napoleon Bonaparte në Ajaccio, në Francë, ku një avion Airbus A320 i kompanisë Air Corsica u detyrua të qëndronte në ajër për gati një orë sepse kontrollori i vetëm i fluturimeve... ishte në gjumë.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnate të së martës. Avioni që vinte nga Parisi, me një orë vonesë, u përball me një pistë të errët dhe mungesë komunikimi nga kulla e kontrollit. Pilotët, të shqetësuar, nisën të bënin xhiro mbi Gjirin e Ajaccios, ndërsa kërkonin ndihmë nga kontrollorët rajonalë.

Sipas të përditshmes lokale Corse Matin, në shërbim ndodhej vetëm një kontrollor, i cili duhej të priste avionin, por e kishte zënë gjumë. Ekipi i zjarrfikësve të aeroportit tentoi disa herë të lidhej me të, pa sukses, derisa njoftoi xhandarmërinë. Për shkak të dyerve të sigurisë, hyrja në kullë u vonua, por më në fund kontrollori u gjet në gjumë në zyrën e tij.

Pasi e zgjuan, ai ndezi dritat e pistës dhe dha leje për uljen e avionit. Kapiteni i fluturimit, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se nuk pati panik dhe se pasagjerët e morën situatën me humor.

Kontrollori iu nënshtrua testimeve për alkool e drogë, por rezultoi i pastër. Megjithatë, incidenti ka hapur debat të madh në Francë, ku sindikatat e kontrollorëve kanë paralajmëruar shpesh se mungesa e stafit dhe kushtet e vështira të punës krijojnë lodhje dhe rrezik serioz për sigurinë ajrore. 

2 Komente

  1. L
    Leo

    Keta do.shkojne ne.lufte kunder ruse e kinez.....

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga halli

      Ka punuar diten ne te zeze.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje