Moderatorja që po merr vëmendjen e të gjithëve në Ligën e Kampionëve

19 Shtator 2025, 14:12Lifestyle TEMA
Moderatorja që po merr vëmendjen e të gjithëve në

Raundi i parë i Ligës së Kampionëve ka përfunduar, dhe interesimi nuk mungon as në Meksikë, ku shumë tifozë ndjekin garën elitare evropiane të klubeve. Por, duket se një pjesë e madhe e vëmendjes shkon tek prezantuesja Miroslava Montemayor, 35-vjeçare, e cila ka bërë që fansat të flasin më shumë për pamjen dhe profesionalizmin e saj sesa për golat e fundit.

Miroslava ka tërhequr shumë vëmendje jo vetëm për bukurinë, por edhe për njohuritë e saj të thella për futbollin. Ajo shpesh shfaqet me fustane elegante që nxjerrin në pah format e saj, dhe për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve vendosi t’i presë flokët e gjata, duke ndryshuar pamjen e saj të njohur.

Prezantuesja ka mbi një milion ndjekës në Instagram, dhe ka lindur më 5 janar 1990 në Monterrey. Karrierën e nisi përmes konkurseve të bukurisë, duke përfaqësuar Meksikën në Miss International në Japoni në vitin 2013. Në vitin 2014 kaloi në gazetarinë sportive, duke punuar për TV Azteca Noreste, ESPN, dhe që nga viti 2019 është pjesë e TNT Sports Mexico, ku drejton transmetimet e garave më të mëdha të futbollit./E.K

Lini një Përgjigje