Video/ Dua Lipa rikthen kujtimet e fëmijërisë në Kosovë duke kënduar Alicia Keys në New York

19 Shtator 2025, 12:53Lifestyle TEMA
Video/ Dua Lipa rikthen kujtimet e fëmijërisë në Kosovë

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mbrëmë surprizoi publikun në koncertin e saj në New York, pjesë e turneut ndërkombëtar “Radical Optimism”, duke interpretuar një nga hitet më të mëdha të Alicia Keys, këngën “No One”.

Performanca erdhi si pjesë e traditës së saj për të sjellë një “këngë surprizë” në çdo ndalesë të turneut, por këtë herë surpriza ishte edhe më e veçantë.

Interpretimi emocionues i Duas ngjalli reagime të menjëhershme në publik, por edhe tek vetë Alicia Keys, e cila nuk vonoi të shprehej e prekur nga performanca.

Momenti kulmor i mbrëmjes ishte kur Dua ndau me audiencën disa sekuenca nga fëmijëria e saj, duke treguar se këtë këngë e kishte kënduar për herë të parë kur jetonte me familjen në Kosovë.

Ky detaj personal i dha performancës një dimension të ri, duke shndërruar koncertin në një përjetim emocional që preku zemrat e të gjithëve të pranishëm./ E.K

Lini një Përgjigje