Ky film, nuk ja ngop kot!

15 Prill 2024, 17:13Lifestyle TEMA
Ky film, nuk ja ngop kot!

                              

Kur përmendim NGOP, të paktë janë ata që nuk e njohin, madje shumicës në mënyrë të natyrshme i vjen për tëqeshur. Ngop ështe një media online e kthyer në njëfenomen, me gati gjysmë milioni ndjekës në rrjetin social Instagram, dhe miliona klikime në youtube.  Ështe e njejta media që në periudhën e vështirë të pandemisë solliaq të qeshura me   “Maçin”.

Mbrapa këtyre dublimeve aq simpatike, qëndrojne disadjem që bëjnë një punë të palodhur, të cilët përveçdublimeve kanë prodhuar për ndjekësit një larmi skeçeshdhe mini seriale. Një prej tyre është dhe K.O.T (Katunarsof Tirana), një satirë modeste dhe pikante, e cila ka patursukses absolut ne Youtube. Ka qene e qartë, që me këtëserial, çunat nuk ja kanë ngopur kot. Simpatia e publikutpër personazhin e Qemalit i luajtur nga Marsijon Durmishibëri që të mendohet për vazhdimin e historisë, dhe jo me sezonin e dytë të një mini seriali ne youtube, por me njëfilm me metrazh të gjatë.

Prodhimi i një filmi artistik 90 minuta, nga një media online me pothuajse zero eksperiencë në këtë fushë, ka qenë një sfidë më vete. Një skenar që garanton të qeshuranuk është mjaftueshëm, por kur bashkohet me vullnetindhe dashurinë për punën  atëherë është e mundur. Ngop ka vënë në dispozicion të filmit të gjithë burimet dheinfrastrukturën e saj, për ti dalë në krye vetë, me shumëpak sponsora dhe gati zero ndihmë nga “të mëdhenjtë” e kësaj fushe. K.O.T (The Movie) ështe një satirë e sinqertë, ashtu pa filter, “alla Ngop”.  

Këtë herë e shikojmë Qemalin dhe jetën e tij treqind e gjashtëdhjetë gradë, bashkë me personazhet që e shoqërojne, si “Plaka”, apo “Pronari I Tiranes” i luajtur ngaGrei Dajlanaj. Në film tregohen përpjekjet e një provincialinaiv për të mbijetuar në një Tiranë të pasinqertë, lufta e përditshme me pamundësinë dhe papunësinë. Një tjetërproblematikë që trajtohet gjatë filmit ështe dhe kastapolitike e korruptuar, e cila mundohet të fusë në vorbullëne pistë të intrigave dhe një personazh si Qemali. Të gjithakëto ngjarje vijnë të para nga këndvështrimi komik ipersonazhit kryesor, i cili dhe në momentet më të errëtanuk dështon të shkaktojë të qeshura. Gjithçka ndodh nëkëtë një orë e gjysmë, por më e rëndësishme është që ka humor në çdo fragment, atë që njerëzit presin nga Ngopdhe atë që Ngop di të bëjë më mirë.

Filmi do të fillojë të shfaqet në datën 2 maj në Cineplex (TEG dhe QTU) dhe kinema Millenium. Gjithashtu K.O.T (The Movie) do të shfaqet në kinematë e të gjitha qytetevenë Shqipëri.

3 Komente

  1. P
    Psikiatri

    Vulgu i rradhes ne Albanistan. Gjeni pune çuna!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pet.

      Si artikull le per te deshiruar, por ama si reklame eshte kot fare , pasi "kamuflimi" duket qarte.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hudruu

        Me gusta mucho este artículo me ayuda a entender mejor muchas cosas. https://phimhay123.vn/the-loai/kinh-di.html

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje