Venecia do të “bllokohet” për tre ditë, duke u shndërruar në një arenë ekskluzive për dasmën e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez.
Me një jaht luksoz 500 milionë dollarësh dhe një organizim të menduar deri në detajet më të vogla, kjo ngjarje pritet të jetë një spektakël i vërtetë. Ceremonia do të zgjasë nga 24 deri më 26 qershor, duke pritur rreth 250 të ftuar të rinj çdo ditë. Për organizimin është angazhuar agjencia e njohur londineze Lanza & Baucina, e cila më parë ka realizuar dasma të profilit të lartë, si ajo e vajzës së manjatit indian Agarwal në 2011, ku performoi edhe Shakira.
Bezos, një nga tre njerëzit më të pasur në botë dhe pronar i Amazon, Washington Post dhe Metro Goldwyn Mayer, ka rezervuar pesë hotele për të akomoduar të ftuarit e tij. Por jo vetëm kaq, për ditën e dasmës, e gjithë flota e taksive të Venecias është vënë në dispozicion ekskluzivisht për të ftuarit, duke e bërë pothuajse të pamundur qarkullimin për turistët apo banorët e qytetit gjatë atyre ditëve.
Një dasmë që jo vetëm do të jetë ndër më luksozet e vitit, por që do të “ndalojë” edhe vetë Venecian.
Ndersa miliona e miliona vuajn per buken e gojes.
Aman kush plasi per keta shemtirat amerikane pa pike klasi.. majmuna cirku
The bold and the ugly……