Një grua kineze e akuzuar për pastrim parash me Bitcoin, të lidhur me një mashtrim gjigant prej rreth 5 miliardë paund (6.7 miliard dollarë), ka pranuar fajin në një gjykatë në Londër.
Qian Zhimin, e njohur gjithashtu si Zhang Yadi, u paraqit në Southwark Crown Court ditën e hënë, ku vendosi të ndryshojë deklarimin e saj dhe të pranojë akuzat.
47-vjeçarja pranoi një akuzë për posedim pasurie kriminale dhe një akuzë për transferim pasurie kriminale. Ajo u arrestua pas një hetimi të policisë britanike, gjatë të cilit u sekuestruan mbi 61,000 Bitcoin, me vlerë rreth 5.1 miliardë paund – një nga kapjet më të mëdha të kriptomonedhave të bëra ndonjëherë nga autoritetet ligjzbatuese.
Gjykatësja Sally-Ann Hales e la Qian në paraburgim deri në shpalljen e dënimit, që do të bëhet në një datë të mëvonshme.
Avokatët e saj kanë deklaruar më herët se Qian i mohon akuzat për mashtrim të ngritura kundër saj në Kinë, por tani ajo ka pranuar fajin për akuzat e ngritura në Britani./ E.K
Burimi: Reuters
Lini një Përgjigje