Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e Eurovision 2025 në Bazel u "përfshi nga flakët", në kuptimin e plotë të fjalës, nga paraqitja e Shqipërisë. Dueti muzikor Shkodra Elektronike electrizoi audiencën me këngën "Zjerm", duke fituar menjëherë simpatinë e publikut, shkruan Protothema.
Performanca ishte një kombinim magjepsës i minimalizmit elektronik me elementë të theksuar të traditës shqiptare. Këngëtarja Beatriçe Gjergji u ngjit në skenë e veshur me një version modern të kostumit tradicional, ndërsa producenti Kolë Laca solli ritme elektronike që u ndërthurën natyrshëm me motive ballkanike.
Efektet vizuale me dritë të kuqe intensive, tym dhe vokale të fuqishme krijuan një atmosferë të veçantë, larg shablloneve tipike të Eurovisionit. Publiku në sallë duartrokiti entuziastisht, ndërsa në rrjetet sociale hashtag-u #Zjerm u bë trend menjëherë.
Kënga, e cila fitoi vendin e parë në Festivali i Këngës, interpretohet e gjitha në gjuhën shqipe. Sipas vetë artistëve, kjo ishte një zgjedhje e qëllimshme “për të mos humbur shpirtin e këngës”./Protothema
Ok
Ok
Ok
Bravo Shkodra Elektronics