Mes trazirave familjare, David Beckham me pushime vetëm me të bijën ndan mesazhin e veçantë

24 Shkurt 2026, 13:55Lifestyle TEMA
Mes trazirave familjare, David Beckham me pushime vetëm me të

Ish-futbollisti David Beckham ka kaluar disa ditë të veçanta me vajzën e tij 14-vjeçare, Harper Beckham, gjatë një udhëtimi skijimi në Courchevel, Francë.

Beckham ka ndarë me ndjekësit në Instagram momente nga pushimet e tyre dhe një mesazh të veçantë për të bijën:

“Krijimi i kujtimeve me fëmijët, qoftë të gjithë së bashku apo veçmas, ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua. Këtë javë, unë dhe Harper krijuam disa kujtime të tjera. Të dua, zonjushë e bukur.”

The Sun shkruan se udhëtimi i tij me Harper vjen në një periudhë kur marrëdhënia me djalin e madh, Brooklyn Beckham, është tensionuar. Brooklyn kohët e fundit kritikoi publikisht prindërit dhe akuzoi të ëmën se ndikoi në martesën e tij me Nicola Peltz, duke e bërë të ndihej i sikletshëm gjatë ceremonisë.

Beckham dhe vajza e tij shijuan aktivitete në dëborë dhe drekë jashtë, duke treguar se krijimi i kujtimeve familjare mbetet prioritet për ish-futbollistin, pavarësisht sfidave me fëmijët e tij të tjerë./E.K

Burimi: The Sun

Lini një Përgjigje