
Ata që duan të përshëndeten për herë të fundit me mbretëreshën duhet të presin më shumë se 24 orë.
Qytetarët vijojnë të grumbullohen pavarësisht thirrjeve që të mos mblidhen. Autoritetet britanike u bëjnë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë drejt Londrës.
“Më thanë se do të zgjaste 30 orë. Nëse do të duhej, do të kisha pritur edhe tre ditë, madje edhe më shumë”, shprehet një qytetare e cila mban mbi supe një flamur britanik.
Mijëra britanikë janë në rrugë. Çdo orë 2 mijë njerëz i bashkohet turmës që pret të hyjë në sallën Westminster ku ndodhet trupi i pajetës i mbretëreshës.
Shumë qytetarë kanë zgjedhur edhe të pushojnë paksa derisa të vijojnë rrugëtimin për të nderuar monarken.
Edhe kjo qytetare mendon se të gjithë ata që qëndrojnë në radhë janë vërtetë të guximshëm, por edhe ajo do të qëndrojë për homazhe edhe pse ka ecur shumë kilometra.
Mijëra personel ushtarak do të marrin pjesë në ceremoni. Policia e Londrës tha se funerali shtetëror i mbretëreshës do të jetë ngjarja më e madhe policore që kanë menaxhuar ndonjëherë, duke tejkaluar edhe Lojërat Olimpike Verore të 2012-ës, Jubileun kushtuar mbretëreshës në qershor, kur u festua 70-vjetori i saj në fron.
Funerali shtetëror do të zhvillohet në Westminster Abbey përpara se të vazhdojë në Wellington dhe në fund më Kështjellën Windsor.
Ama te qara sic bene shqiptaret kur vdiq Laveri akoma nuk jane parr.
Me sa duket nuk kanë se në cfare gjë tjetër të meren