Aktorja e njohur me origjinë afrikano-jugore, Charlize Theron, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj ndaj dasmës luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, duke e cilësuar ngjarjen si një “mjerësi totale”.
Komentet e saj u bënë gjatë eventit të përvitshëm bamirës “Block Party”, organizuar nga fondacioni Charlize Theron Africa Outreach Project më 20 qershor në Los Angeles.
“Mendoj se jemi të vetmit që nuk morëm ftesë për dasmën e Bezos, por kjo është në rregull, sepse ata janë të këqinj dhe ne jemi në rregull,” tha aktorja me ironi, duke folur nga skena.
Sipas Hollywood Reporter, ajo shtoi më tej: “Faleminderit që jeni këtu, veçanërisht në një kohë kur bota duket se është në flakë, sepse me të vërtetë është.”
Në deklaratën e saj, Theron kritikoi ashpër luksin dhe shkëputjen nga realiteti të ngjarjeve të tilla, në një kohë kur, sipas saj, bota po përballet me kriza sociale dhe politike gjithnjë e më shqetësuese. Ajo përmendi krizën e imigracionit në SHBA, kufizimin e të drejtave të grave dhe të komunitetit LGBTQ+, si dhe rritjen e dhunës me bazë gjinore.
Dasma që ngjalli reagime dhe protesta
Ceremonia e martesës së themeluesit të Amazon dhe partneres së tij Lauren Sanchez u zhvillua në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia, dhe u shoqërua nga një sërë eventesh luksoze, përfshirë pritje zyrtare, një festë me pizhame dhe performanca nga artistë si Matteo Bocelli dhe Ellie Goulding.
Ngjarja ka tërhequr gjithashtu kritika nga aktivistë dhe organizata mjedisore, si Greenpeace dhe grupi No Space for Bezos, të cilët e akuzuan Bezos për shmangie taksash dhe për shfrytëzimin e qytetit të Venecias si një “mall privat”. Protestuesit shpalosën një banderolë në Sheshin e Shën Markut me mbishkrimin: “Nëse mund ta marrësh me qira Venecian për dasmën tënde, mund të paguash edhe më shumë taksa”.
Pavarësisht kritikave, çifti thuhet se kishte bërë donacione për bamirësi lokale disa muaj para dasmës dhe zgjodhi që në vend të dhuratave të dasmës, të kontribuonte në emër të të ftuarve për projekte që mbështesin qytetin.
Bota nuk rregullohet me lëmosha. Mjafton që ju të mos e shfrytëzoni afrikën nëpërmjet qeverive të korruptuara që ka aty. Merrni ar, diamante, kakao e çdo gjë tjetër që ka aty dhe popujt e shkretë të afrikës vuajnë.
"Mjeresi". Kane filluar me neologjizma ketu, me sa po shoh.
e ka per Mjeron e Temes me duket
Po moj vajze, ke te drejte! Si mund te na zere gjumi neve kur mendon per te drejtat e komunitetit LGBTQ ?!!!
Mjerim total - do te thuash? Sa per fjalen - mjeresi - kjo afron me shume me konceptin - mjekesi.
Mjeresi totale???????? O analfabetet e mero ziut ,MJERIM TOTAL!