Videoja po bën xhiron e rrjetit: Koleksionistja bie në gjunjë dhe shpërthen në lot kur blen në ankand fustanin e Princeshës Diana

30 Qershor 2025, 10:12Lifestyle TEMA
Videoja po bën xhiron e rrjetit: Koleksionistja bie në gjunjë dhe

Një moment i papërmbajtshëm emocionesh ka ndodhur pak ditë më parë gjatë një ankandi në Los Angeles, ku Renae Plant, koleksioniste dhe themeluese e Muzeut të Princeshës Diana, shpërtheu në lot dhe ra në dysheme nga gëzimi kur arriti të siguronte një nga veshjet më të dashura të ikonës së ndjerë mbretërore.

Bëhet fjalë për fustanin e markës Bellville Sassoon, të njohur si “Fustani i Kujdesit” – një veshje me lule blu, të cilën Princesha Diana e kishte veshur në të paktën nëntë raste gjatë fundviteve ’80 dhe fillimviteve ’90, kryesisht gjatë vizitave në spitale dhe qendra humanitare.

Plant pagoi plot 400 mijë dollarë për këtë fustan, si pjesë e një shume totale prej 1.9 milionë dollarësh, të shpenzuar për të blerë 35 objekte personale të Dianës në ankandin e organizuar nga Julien’s Auctions më 26 qershor.

Në një rrëfim për People, koleksionistja zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë hipotekuar disa herë shtëpinë për të realizuar këto blerje:

“Ne nuk jemi të pasur – të gjitha fondet vijnë nga donacione. Ne gjithmonë e hipotekojmë shtëpinë tonë kur e bëjmë këtë. Mendoj se kjo është hera e tretë ose e katërt,” tha ajo, duke treguar përkushtimin e saj të plotë ndaj trashëgimisë së princeshës.

Për Plant, “Fustani i Kujdesit” ka një domethënie të veçantë dhe personale. Ajo ka pasur një takim të shkurtër, por të paharrueshëm me Dianën gjatë një turneu në Australi, kur ishte vetëm 18 vjeçe – një moment që i ndryshoi jetën dhe e frymëzoi të krijojë muzeun dedikuar saj.

“Ky fustan pasqyron në mënyrë të përsosur mirësinë, empatinë dhe humanizmin e Dianës. Ai përfaqëson gjithçka që përpiqemi të ruajmë dhe të ndajmë me botën përmes muzeut tonë,” shpjegoi ajo.

Muzeu i Princeshës Diana u lançua online në vitin 2019 dhe sot përmban mbi 2,700 objekte personale dhe historike, duke e bërë atë një nga koleksionet më të mëdha në botë për jetën dhe trashëgiminë e Dianës.

Në muajt në vijim, Plant planifikon të organizojë ekspozita të përkohshme në vende të ndryshme të botës, ndërsa ëndrra e saj mbetet që koleksioni të vendoset përfundimisht në Britani, “aty ku i përket.”

“Disa blejnë për të veshur. Ne blejmë për të ruajtur historinë. Kjo është trashëgimi dhe ne duam që ajo të jetojë përtej nesh,” përfundoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elizabeth Holmes (@eholmes)

1 Komente

  1. C
    C'a bohet keshtu

    Ha ha ha miresi Diana vetem ne kar me jevgj e arabe, fustani i sajka vetem spermen e ketyre jevgjeve dhe rojeve personale, t'a gezoj koleksionistja Plant.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje