Foto/ Modelja e famshme trondit fansat me pamjen e re, i bëjnë thirrje të ndalë operacionet plastike

11 Qershor 2025, 11:36Lifestyle TEMA
Foto/ Modelja e famshme trondit fansat me pamjen e re, i bëjnë thirrje

Pamja e re e Katie Price ka tronditur ndjekësit e saj, të cilët thuajse nuk e njohën në një video të fundit të postuar në Instagram.

47-vjeçarja, dikur modele ikonike, u shfaq duke promovuar një vaj kanabisi, por vëmendjen kryesore e mori transformimi i saj fizik.

Fansat vunë re një humbje të theksuar në peshë, por edhe ndryshimet drastike në fytyrë, të cilat ia atribuojnë ndërhyrjeve të shumta estetike.

Në komente, shumë prej tyre i bënë thirrje të ndalë operacionet, duke theksuar se ka qenë më e bukur kur ishte natyrale.

Nuk duhej të kishte prekur buzët dhe sytë. Ishte kaq e bukur, -shkroi një ndjekës.

Që nga fillimi i karrierës së saj në modeling, Price ka kryer të paktën 16 ndërhyrje në gjoks, tre ngritje të të pasmeve, një rinoplastikë dhe gjashtë lifting të fytyrës.

Megjithëse ajo është përpjekur të ruajë pamjen sipas dëshirës së saj, komentet sugjerojnë se fansat e saj preferonin natyralitetin e dikurshëm.

2 Komente

  1. p
    pasquale

    fundi i kurvave VIPussy shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Ah ty te morte mortja ime, se tenden e paske hallall. Te paska humb mendja fare. Ik mçifu mos dil mo.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje