Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

10 Korrik 2025, 21:40Lifestyle TEMA
Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato drejt vendeve të zonës Schengen: për të hipur në avion nuk do të jetë më e detyrueshme të tregosh një dokument identiteti, por do të mjaftojë karta e imbarkimit.

Lajmi është publikuar nga Corriere della Sera dhe bazohet në një dokument të ENAC (Enti Kombëtar për Aviacionin Civil), i miratuar edhe nga Ministria e Brendshme italiane. Sipas këtij rregulli të ri, përgjegjësia e kontrollit të identitetit kalon te linja ajrore, e cila duhet të sigurojë që emri në biletë përputhet me atë të udhëtarit, përmes një kontrolli vizual, shkruan A2 CNN.

Sipas autoriteteve, siguria mbetet e garantuar nga kontrollet standarde në aeroporte, si kalimi nëpër metaldetektor dhe skaneri i bagazheve.

Gjithsesi, dokumentet e identitetit nuk duhen lënë në shtëpi, sepse mund të kërkohen në kontrolle të rastësishme ose në kthim, pasi jo të gjitha vendet e zonës Schengen e zbatojnë këtë rregull. Për më tepër, për udhëtimet jashtë zonës Schengen dokumentet mbeten të domosdoshme.

Vetëm në Itali, pritet që deri në fund të vitit rreth 51 milionë pasagjerë të fluturojnë duke përdorur vetëm kartën e imbarkimit, ndërsa deri në vitin 2026 parashikohen rreth 92 milionë pasagjerë.

Megjithatë, kjo lehtësi nuk vlen për shtetasit shqiptarë, të cilët do të duhet të vijojnë të paraqiten bashkë me pasaportën. 

5 Komente

  1. L
    Lani

    karta e imbarkimit? Gazetar idiot cdo te thote

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noc Rroku

      Zoti Lani !!! Kë pyet brrylin....????

      Përgjigjjuni
    2. t
      totololi

      "Karta e imbarkimit" te pidhit te satome, rrace e keqe. Debil gazetar. Pordhac, te duket vetja sikur je na nji kulturiar i modh qe perdor fjale te huaja.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kris

        Karta e imbarkimit eshte flete dalja nga magazina.Jepet ne nje halet e aeroportit

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gogoli

          Mendoj e - mbingarkimit ka dashur ta shkruaj, qe eshte fjale shqipe dhe jo e huaja, o totoli me 100 gabime ne tre rreshta.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje