Jeff Bezos thuhet se po i blen revistën Vogue gruas së re si dhuratë martese!

10 Korrik 2025, 16:46Lifestyle TEMA
Jeff Bezos thuhet se po i blen revistën Vogue gruas së re si

Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia ishte një spektakël i vërtetë, plot me yje dhe luks. Por duket se festa nuk ka mbaruar me aq. Sipas raportimeve të fundit nga StyleCaster, Daily Mail dhe disa burime brenda industrisë së modës, Bezos po përgatitet të bëjë një tjetër veprim madhështor: blerjen e shtëpisë botuese Condé Nast, që përfshin edhe revistën ikonike Vogue, si një dhuratë martese për bashkëshorten e tij të re, e cila është vetë një ish-gazetare.

Sipas thashethemeve që qarkullojnë në korridoret e modës, një nga figurat më të njohura të industrisë, Anna Wintour po ndërmjetëson këtë marrëveshje të mundshme. Largimi i saj i fundit si kryeredaktore e Vogue ka ndezur edhe më shumë spekulimet për një ndryshim të madh në drejtim të revistës.

Burime pranë stafit të Vogue citohet të kenë thënë se “brenda redaksisë po flitet shumë për këtë blerje të mundshme” dhe se disa janë të bindur që negociatat tashmë kanë nisur.

Pavarësisht edhe disa mohimeve, ideja që një nga burrat më të pasur në botë mund të blejë një nga shtëpitë botuese më të mëdha të modës si dhuratë dashurie, po bën xhiron në të gjitha mediat sociale.

1 Komente

  1. A
    Ana

    Revista kishte kohe qe qe zvenitur e larguar nga moda e vertete, por kjo levizje.... Imagjino nje reviste Vogue me shijen e gruas se re te Bezos! Gross ????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje