Parashqevi Simaku, ka reaguar së fundmi në rrjete sociale lidhur me disa mesazhe kompromentuese dhe të pavërteta të dërguara në adresë të saj nga persona të panjohur.
Simaku sqaron se ka marrë mijëra mesazhe të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat paraqesin informacione të pavërteta rreth jetës së saj. Këngëtarja thekson se pavarësisht se jeta e saj është bërë tashmë publike, çështjet private që i përkasin vetëm asaj, do vijojnë të mbeten të tilla.
Ajo i drejtohet të gjithë ndjekësve për të mos besuar asnjë lajm që qarkullon online dhe se do të vijojë të qëndrojë krenare edhe përballë këtyre sfidave.
"Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave dhe sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim. Por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe nuk mund të hesht më. Është e rëndësishme që ju, ndjekësit e mi të dashur, të dini të vërtetën dhe të mos ndikoheni nga fjalët e rreme që po qarkullojnë.
Kam marrë mijëra mesazhe ku më dërgohen disa mesazhe të krijuara me programe, që janë plotësisht gënjeshtra dhe nuk kanë asnjë lidhje me mua. Dua t’ju siguroj se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë.
Historia ime është bërë publike, por ka gjëra personale që nuk do t’i zbuloj kurrë. Jam besimtare dhe besoj me gjithë zemër se Zoti do të bëjë drejtësinë e tij në kohën e duhur.
Ky është reagimi im i parë dhe i fundit për këtë çështje. Dua vetëm që të dini se unë nuk jam ajo që këta njerëz përpiqen të paraqesin dhe do të vazhdoj të qëndroj krenare dhe e fortë pavarësisht sfidave", shkruan Simaku.
Ik se na cave karin
E dashur Parashqevi. Me vjen shume keq qe ka njerez kaq te keqinj dhe te shqetesojne ty me mesazhe fake. Do doja qe ti te jesh e forte, ti perballosh dhe mos e prishesh terezine fare. Çfaredo qe te shkruajne faqezinjte, ne do te te duam me shume, ashtu siç je. Te jesh krenare, me koken lart dhe me shendet te plote. Meqenese je dhe me besim te Zoti, ai do te jape drejtesi dhe do marre hak per ty. Te uroj me shpirt te jesh mire me shendet.
Zonjë e nderuar. Mos u shqeteso nga balashet që futen hundet ne jeten private te tjetrit. Thjesht njeres te dal nga shpellat asgje me shum. Kurajo dhe te uroj shendet Zonja Simaku.